Bota

Koronavirusi/ OBSH paralajmëron: Më e keqja nuk ka ardhur ende


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:00 - 30/06/20 |
Opi Nion

Në një kohë kur shumë shtete në botë kanë lehtësuar masat kufizuese, koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta duke shkaktuar dhe viktima.

Ndërkohë, kreru i OBSH Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se më e keqja nga koronavirusi ende nuk ka ardhur dhe se pandemia ende nuk ka përfunduar.

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma, pandemia nuk ka përfunduar ende. Me këto kushte që kemi dhe këtë situatë, ne i druhemi skenarit më të keq” – deklaroi Ghebreyesus

Ai shtoi se kjo nuk duhet të shërbejë si panik, por një thirrje për të gjithë qytetarët që duhet të bëjnë kujdes.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj që nga shfaqja e virusit në Wuhan të Kinës, virusi nuk është larguar dhe pse duket se agresiviteti i tij është më i ulët. Tashmë, COVID-19 ka shënuar 500 mijë viktima dhe 10 milionë të infektuar në të gjithë botën. / Opinion.al

Pas