Ministri polak i Mjedisit, Michal Wos. ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Wos vendosi të testohej pasi kishte takuar një punonjës të infektuar të Institutit Shtetëror të Pyjeve dhe pasi doli i infektuar është vendosur nën karantinë, nga ku siguroi se ishte mirë.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller shkroi në “Twitter” se persona të cilët kishin pasur kontakte me Wos iu nënshtruan procedurave përkatëse.
Kjo nuk është hera e parë që Covid-19, infekton zyrtarë të një niveli kaq të lartë. Një sërë politikanësh, zyrtarësh dhe diplomatësh kanë rezultuar pozitiv me virusin e ri të rrezikshëm./Opinion.al