Kosova ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus në vend, ndërkaq një pacient me sëmundjen COVID-19, ka ndërruar jetë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar tetë pacientë, duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Bazuar në të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,194 raste me koronavirus, ndërkaq, 31 pacientë kanë vdekur./Opinion.al