Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në SHBA. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus , 99,660 raste të reja.
Në spitalet e SHBA-së aktualisht janë të shtrirë mbi 50,000 pacientë me koronavirus. Shifra paraqet rritje për rreth 64% nga fillimi i tetorit.
Shkalla mesatare e viktimave ditore gjithashtu është rritur, megjithëse mbetet më e ulët sesa në fillimet e pandemisë, në muajin mars. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Universiteti Johns Hopkins.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve atje është afër 9.5 milionë, ndërsa i viktimave ka kaluar 233,000./ Opinion.al