Ditën e sotme është ulur numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19, ndërsa një ditë më parë u raportuan për 36 raste.
Komunat ku u shënuan rastet e reja me Covid-19 janë ato të Shkupit, Kumanovës, Prilepit, Tetovës, Manastirit dhe Gostivarit.
Aktualisht, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 1642, të shëruar janë 1136, ndërsa pacientët që kanë ndërruar jetë janë 91./ Opinion.al