Aktualitet

Rektori i “Mjekësisë”-qytetarëve: Jemi në fund të periudhës së vështirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 10/05/20 |
Opi Nion

Prof. Arben Gjata, rektorit të Universitetit të Mjekësisë, ka folur në lidhje me pandeminë COVID-19. Gjata u ka bërë thirrje që qytetarët të vijojnë të zbatojnë masat e distancimit social dhe higjienës personale.

Video-mesazhi i rektorit të Universitetit të Mjekësisë, është shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu.

Ndër të tjera, Gjata shprehet se jemi drejt fundit të pandemisë, ndërsa vlerëson kontributin e mjekëve dhe qytetarëve.

Ai thekson se respektimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjarët.

Gjata: Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë kemi dhënë kontribut. Falënderimi i parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate.

Do të kërkoja nga ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, e higjienës personale, që janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas.

Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në fund të epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar rregullat e distancimit dhe higjienës./ Opinion.al

Pas