-Teknologji

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, humb jetën 27-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 09/04/20 |
el ida

Maqedonia e Veriut raportoi të enjten një tjetër viktimë mes pacientëve me Covid-19 duke e çuar totalin në 30 të vdekur.

Autoritetet shëndetësore u shprehën se viktima ishte një grua 27-vjeçare nga Kumanova, e cila kishte lindur një foshnje më 30 mars.

Fatmirësisht, i biri nuk eshtë infektuar me koronavirus, por gruaja vuajti ndërlikime të rënda të frymëmarrjes, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Po ashtu, autoritetet raportuan diagnostikimin e 46 personave të tjerë të infektuar me Covid-19 duke e çuar totalin në 663 të infektuar.

Numri më i madh i të infektuarve mbetet në Shkup me 273 të infektuar dhe në Kumanovë me 143 të infektuar.
Deri më tani mbi 6 500 persona janë testuar për koronavirus ndërsa 37 janë shëruar./Opinion.al

Pas