Italia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore në Itali njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 564 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në total në 60 mijë.
Po në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 887 raste të reja koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1,728,878 raste në total./ Opinion.al