Në Shqipëri ende nuk është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Por, ditën e sotme një grua nga Lushnja është paraqitur në QSUT me simptoma të ngjashme me koronavirusin.
Gruaja ka ardhur nga spitali i Lushnjës, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.
Lidhur me rastin, ka reaguar drejtori i Spitalit të Lushnjës, Pjerin Vogli. Drejtori i spitalit është shprehur se gruaja, nga fshati Kadipashaj, njësia administrative Krutje, ajo ishte paraqitur sot në spitalin e Lushnjës, pasi kishte shfaqur temperaturë.
Po ashtu, Vogli ka thënë se pas ekzaminimit nga ana e mjekëve, duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe se vinte nga një zonë e prekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin, duke e transferuar rastin në QSUT.
Drejtori i spitalit ka thënë se ka dyshime se gruaja është prekur nga një grip i zakonshëm dhe jo nga koronavirusi
“Për mua dhe për stafin. ishte rast i zakonshëm grupi. Por për shkak se tha se gruaja ishte kthyer nga Padova, vend i infektuar nga koronavirusi, ne zbatuam protokollin dhe e nisëm për tek Infektivi në Tiranë.”, -tha Pjerin Vogli./ Opinion.al