Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi dhe frika për recesion në SHBA

2020/03/15 at 7:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi dhe frika për recesion në SHBA

Virusi po ndikon çdo aspekt të ekonomisë amerikane e për pasojë mund të sjellë ulje të rritjes ekonomike të vendit e ta zhysë atë në recesion. Ekonomistët thonë se sa më shumë të përhapet virusi aq më i madh do të jetë ndikimi ekonomik dhe rikuperimi do të kërkojë shumë kohë.

Në Shtetet e Bashkuara ka shqetësim në rritje për vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi, i klasifikuar tani si pandemi.

“Ne presim që kjo të jetë potencialisht një periudhë e dobët ekonomike për Shtetet e Bashkuara, dhe nuk do të shohim rritjen që kishim parashikuar”, thotë William Hoagland, economist në Qendrën për Politika Dypartiake.

Industria e udhëtimeve tashmë është dëmtuar mjaft nga shpërthimi i koronavirusit në anijet turistike dhe nga anulimet e përhapura të udhëtimeve ajrore.

Këshillat kundër tubimeve publike kanë nxitur anulimin e konferencave, festivaleve muzikore dhe ngjarjeve sportive si dhe i kanë lënë restorantet dhe teatrot në një përpjekje për të mbijetuar.

Mbylljet e pjesshme të fabrikave që prodhojnë pjesë makinash në Kinë po rrisin shqetësimet se prodhuesit amerikanë të automobilëve do të duhet të shkurtojnë prodhimin.

Tregjet financiare kanë reaguar me frikë dhe paqëndrueshmëri ekstreme, me rënie drastike të vlerave të aksioneve dhe çmimeve të naftës.

Të mërkurën Presidenti Trump njoftoi ndalimin e udhëtimeve për shumicën e fluturimeve nga Evropa dhe lehtësim financiar për punëtorët dhe bizneset e prekura. Por ai gjithashtu u përpoq të qetësonte publikun lidhur me ekonominë.

“Kjo nuk është një krizë financiare; ky është vetëm një moment i përkohshëm që do ta kapërcejmë së bashku si komb dhe si botë”, tha ai.

Presidenti ka propozuar ulje të përkohshme të taksave dhe interesave të huave për industritë dhe punëtorët e prekur.

“Zakonisht në botën e biznesit, kjo është një situatë që i bën njerëzit e biznesit shumë, shumë të shqetësuar dhe zakonisht nuk u pëlqen, por mendoj se tani po përballemi me një krizë të shëndetit publik”, thotë Bradley Gold, profesor në Universitetin e Teksasit.

Miratimi i masave të reja kërkon mbështetje financiare.

“Kjo do të shtojë defiçitin federal në një afat të shkurtër, por është e rëndësishme nëse nënkupton mbrojtjen e sigurisë dhe publikut amerikan dhe rivendosjen e besimit ekonomik të nevojshëm për të ecur përpara“, thoë zoti Hoagland.

Masat e guximshme janë të nevojshme të merren shpejt, thonë analistët, për të siguruar ndihmë të menjëhershme për ata që preken dhe për të shpejtuar një rimëkëmbje ekonomike pasi shpërthimi i virusit të ketë përfunduar./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Katër raste te reja me koronavirus në Kosovë

Katër raste te reja me koronavirus në Kosovë

Pse duhet të durojmë!

Pse duhet të durojmë!

Sherr me thika pasi pinë alkool, 2 vëllezër vrasin 29-vjeçarin në Dibër

55-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com