Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi, a do të hapen shkollat në Europë?

2020/08/26 at 5:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga cili prind e trashëgojnë fëmijët intelegjencën?

Në të gjithë Evropën, fillimi i vitit të ri shkollor kishte për qëllim të sinjalizonte një kthim në normalitet të arsmit, pas mbylljes së shkollave dhe zhvillimit të mësimit online që prej marsit.


Megjithëse mbetet ende për tu vërtetuar se çfarë roli luajnë shkollat dhe fëmijët në ​​transmetimin e virusit, shumë vende ende nuk e kanë vendosur se si do të zhvillohet viti i ri shkollor.

Gjermania

Viti i ri shkollor fillon në data të ndryshme në 16 shtetet federale të Gjermanisë. Në disa vende veriore, si në Berlin, nxënësit tashmë janë rikthyer; në shtetet jugore klasat rifillojnë në shtator.

Arsimi është një kompetencë rajonale, por Akademia Kombëtare e Shkencave të Natyrës të Gjermanisë ka nxjerrë udhëzime, që përfshijnë mbajtjen e maskave për nxënësit nga 15 vjeç e lart, grupe të vogla mësimi brenda shkollave dhe testime të vazhdueshme.

Spanja

Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës, bëri me dije se shkollat do të rinisin normalisht. Sipas planit të ministrisë së Arsimit, nxënësit duhet të ruajnë distancimin fizik prej 1,5 metrash nga njëri-tjetri dhe klasat do të jenë të përbëra nga 15 deri në 20 fëmijë.

Rekomandimet e qeverisë përfshijnë përdorimin e ambienteve të tilla si biblioteka dhe mensa si klasa për të lejuar më shumë hapësirë për nxënësit.

Qeveria rajonale katalanase po punëson 5000 mësues shtesë për të krijuar “grupe” nxënësish edhe jashtë shkollave në mënyrë që të kufizohet numri i nxënësve brenda shkollave.

Rajoni i Madridit synon të punësojë 600 persona staf ndihmë dhe ka propozuar katër plane veprimi të ndryshme në varësi të ashpërsisë së pandemisë, përfshi pjesëmarrjen e pjesshme të nxënësve në klasa dhe mësimin në distancë.

Italia

Shkollat ​​italiane do të rihapen më 14 shtator pasi kanë qëndruar të mbyllura për gjashtë muaj. Stafi do të duhet të veshë maska, dhe qeveria do të vendosë në javën e fundit të gushtit nëse fëmijët më të rritur se 6 vjeç do të duhet ta bëjnë këtë.

Klasat do të jenë më të vogla për të lejuar distancimin social midis 8 milion nxënësve të vendit – që do të thotë se nevojitet hapësirë ​​për klasa të reja. Por sipas shoqatës së drejtuesve të shkollave, Italisë i mungojnë akoma 20 mijë klasa shtesë për gjithsej 400 mijë nxënës.

Danimarka

Shkollat në Danimarkë u rihapën në 10 gusht, pas rënies së numrave të të infektuarve ditorë me koronavirus.

Fëmijët mësonin në grupe më të vogla 10-12 nxënës dhe kjo kërkoi punësimin e mësueve të rinj dhe stafit ndihmës shtesë. Nxënësit uleshin 2 metra larg nga njëri tjetri në klasë dhe lanin duart në çdo orë e gjysmë.

Fëmijëve dhe mësuesve nuk u kërkohej të mbanin maska ​​- dhe Danimarka nuk ka parë një rritje të infeksioneve pasi rihapen shkollat.

Franca

Shkollat ​​franceze do të rihapen më 1 shtator, përveç në zonat e deklaruara si “zona aktive të qarkullimit të virusit” si Parisi ose rajoni i Marsejës, ku shkollat ​​mund të mbeten të mbyllura.

Franca, do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura për mësuesit dhe nxënësit mbi 11 vjeç.

Shkollat ​​do të duhet të sigurojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse ​​për stafin e tyre./Opinion.al

Etiketa: Europëfrancekoronavirusi


Ju sugjerojmë

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Para
Punësimi në Gjermani, gjithçka duhet të dini për dy pr/ligjet e reja

Gjermania nis eksperimentin, iu jep qytetarëve 1200 euro pa bërë asgjë

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Rama në serbisht: Faleminderit Milo që ekziston

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Rama në serbisht: Faleminderit Milo që ekziston

Njohja me Serbinë/ Hoti: Sot në Bruksel fillon draftimi i marrëveshjes

Kosova miraton planin për shkollat, Hoti: Po marrim përsipër një rrezik
















TE FUNDIT

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
22 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri ditën e sotme një stërvitje të gjerë të forcave strategjike bërthamore të vendit, që përfshiu...

Lexo më shumë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
22 Tetor, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të...

Lexo më shumë

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
22 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu britanik, Sir Keir Starmer në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që...

Lexo më shumë

Rekord negativ historik për Serinë A

Rekord negativ historik për Serinë A
22 Tetor, 2025

Seria A ka shënuar një rekord negativ në javën e 7 të saj. Në 10 ndeshjet e kësaj jave u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com