Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konsumi po zhvendoset nga rakia tek birra, sinjalizohet rritja e akcizës

2020/06/29 at 8:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konsumi po zhvendoset nga rakia tek birra, sinjalizohet rritja e akcizës

Nga viti 2012 deri në fund të 2018-s, konsumi i birrës është rritur me 8% duke sinjalizuar një tendencë të qëndrueshme rritjeje. Sipas një studimi të ekspertëve të INSTAT, rritja e nivelit të të ardhurave dhe ndryshimi i stilit të jetesës po e zhvendos konsumin nga rakia te birra. Ky trend sinjalizon hapësirat për rritje të mëtejshme të akcizës tek birra thuhet në studim.

Konsumi i alkoolit në Shqipëri është dominuar tradicionalisht nga rakia, e përdoret gjerësisht si një zëvendësues më pak i shtrenjtë i verës ose birrës, dhe zakonisht prodhohet nga familjet në zonat rurale për vetëkonsum.

Sidoqoftë, konsumi i rakisë sidomos në brezat e rinj po zëvendësohet mësë shumti me birrën dhe verën. Në vitin 2018, oferta e birrës për frymë te popullsia e rritur ishte 50 litra. Ekspertët e INSTAT kanë vërejtur gjatë dekadës së fundit se, për shkak të preferencave të konsumatorit dhe ndryshimeve të sjelljes, vërehet një zgjerim i tregut të birrës. Në të vërtetë, birrat më të shtrenjta në treg janë marka të importuara, me reputacion.

Alkooli, përfshirë konsumin e birrës, ndikohet nga disa faktorë, kryesisht çmimet dhe të ardhurat. Gjetjet sugjerojnë se rritja me 10,0% e të ardhurave të konsumatorëve në vendin tonë do të rrisë sasinë e kërkuar të birrës me 13,0%.

Familjet me një nivel më të lartë të shpenzimeve harxhojnë një pjesë më të ulët të buxhetit të tyre për alkoolin, ndërsa vlerat e njësive janë më të larta në familjet me një nivel mesatar shpenzimesh.

Pjesa e buxhetit për pije alkoolike është më e madhe në familjet me më shumë burra dhe ato me nivel të lartë arsimor.

Studimi ka gjetur se përgjithësisht, rritja e konsumit të birrës nuk është shoqëruar me rritje të çmimit të saj. Duke qenë se birra kategorizohet si pije alkoolike, taksohet me akcizë, ekspertët e INSATAT vërejnë se ky produkt ka hapësire për tu tatuar më shumë në akcize. Akciza më e lartë do të ndikonte pozitivisht të ardhurat në buxhet dhe gjithashtu do të frenonte dëmin në shëndet nga përdorimi i tepërt i saj./ monitor.al

Ju sugjerojmë

Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
Kryesore

Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve

11 Shtator, 2025 11:39 am
Rama i hap rrugë zgjedhjeve në Tiranë, propozon Manastirliun
Kryesore

Rama i hap rrugë zgjedhjeve në Tiranë, propozon Manastirliun

11 Shtator, 2025 11:21 am
Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
Kryesore

Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…

11 Shtator, 2025 11:13 am
Sulmi i Kullave Binjake, 24 vite nga tragjedia në SHBA
Bota

Sulmi i Kullave Binjake, 24 vite nga tragjedia në SHBA

11 Shtator, 2025 11:00 am
Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj
Kryesore

Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj

11 Shtator, 2025 10:54 am
Trump bisedë të tensionuar me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar
Bota

Trump bisedë të tensionuar me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar

11 Shtator, 2025 10:47 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Bota

24 vite nga sulmet e 11 shtatorit,Begaj: Shqipëria e vendosur kundër çdo forme dhune

11 Shtator, 2025 10:42 am
SHBA/Vrau në tren me thikë 23-vjeçaren ukrainase, Trump: Autori të dënohet me vdekje
Bota

SHBA/Vrau në tren me thikë 23-vjeçaren ukrainase, Trump: Autori të dënohet me vdekje

11 Shtator, 2025 10:33 am
Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët…
Bota

Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët…

11 Shtator, 2025 10:22 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

11 Shtator, 2025 9:24 am
Para
Reforma Zgjedhore, ja risitë që propozon PD për financimin e partive

"Taksa të ulëta, shtet duarshkurtër" Plani i PD për rritjen e punësimit

Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Itali/ Bie ndjeshëm bilanci i rasteve të reja dhe viktimave të virusit

Vitamina D parandalon virusin? Mjekët britanikë i japin përgjigje dilemës

Vitamina D parandalon virusin? Mjekët britanikë i japin përgjigje dilemës

TE FUNDIT

Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve

Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ironizon PD gjatë fjalës në Asamblenë e PS. “53 nga 83 anëtarët e grupit tonë futen për...

Lexo më shumë

Rama i hap rrugë zgjedhjeve në Tiranë, propozon Manastirliun

Rama i hap rrugë zgjedhjeve në Tiranë, propozon Manastirliun
11 Shtator, 2025

Fjalën e tij në nisje të Asamblesë Socialiste, kryeministri Edi Rama e nisi me Tiranën, që sipas tij është një...

Lexo më shumë

Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…

Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
11 Shtator, 2025

Asambleja Socialiste po zhvillon punimet në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 anëtarë të mbledhur, po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi...

Lexo më shumë

Sulmi i Kullave Binjake, 24 vite nga tragjedia në SHBA

Sulmi i Kullave Binjake, 24 vite nga tragjedia në SHBA
11 Shtator, 2025

Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmi më i rëndë terrorist në histori, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com