Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

2025/10/10 at 3:16 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Pas ngërçit politik që zgjati për 8 muaj, Kuvendi i Kosovës është konstituuar, duke i hapur rrugën formimit të qeverisë së re. Deputetët e dalë nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt votuan sot për nënkryetarin e pestë të Kuvendit, atë të pakicës serbe, duke zgjedhur Nenad Rashiç në këtë post.

Rashiç, nga partia serbe “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, mori 71 vota pro, 9 kundër dhe 24 abstenime. Ai u mbështet nga LVV dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës abstenoi, ndërsa Lista Serbe votoi kundër kandidaturës së tij.

Pasi 9 kandidatët e propozuar më herët nga Lista Serbe nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, aktivizoi mekanizmin zhbllokues të shortit, që përdoret pasi dështojnë të votëbesohen kandidatët e propozuar. Duke qenë se Rashiç ishte emër i vetëm, shorti u anulua dhe u votua direkt. Më pas, Basha deklaroi se Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

“Konstatoj se Kuvendi zgjodhi Nenad Rashiç nënkryetar të kuvendit të Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit serb. Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare duhet t’i dërgohet kryetarit të kuvendit jo më vonë se 7 ditë nga formimi i seancës konstituive. Konstatoj se Kuvendi është i konstituuar ”, tha Basha.

Nga ana tjetër, Lista Serbe kundërshton konstituimin duke thënë se Rashiç “është zgjedhur me forcë si deputet, e tani edhe si nënkryetar.”

Për kreun e PDK-së Memli Krasniqi, i cili votoi kundër Rashiç, hapi i radhës duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme.

“Për neve është e rëndësishme që konstituimi të jetë final për formimin e qeverisë së re. Të gjejmë mekanizëm për zgjedhje të parakohshme sa më parë, mbetet të shihet në vijim”, tha Krasniqi.

Votimi i nënkryetarit serb erdhi pas urdhrit të Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi kishte 12 ditë kohë për zgjedhjen e tij. Ndonëse më herët, me zgjedhjen e 4 nënkryetarëve të tjerë, Basha e konsideroi Kuvendin si të konstituuar, Kushtetuesja pezulloi çdo veprim të mëtejshëm pas padisë së Listës Serbe.

Formimi i qeverisë së re

Tanimë që Kuvendi u konstituua, i hapet rruga formimit të qeverisë së re tetë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Vjosa Osmani ka detyrimin ligjor që të emërojë partinë ose koalicionin fitues, në këtë rast koalicionin e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me Lëvizjen Guxo dhe Alternativën, si mandatar për formimin e qeverisë. Kabineti i propozuar nga ky koalicion duhet të sigurojë së paku 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh, në mënyrë që të miratohet.

Me 48 vende në parlament, LVV nuk mund të arrijë këtë shumicë pa një partner tjetër në koalicion. Nëse nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme, presidentja Osmani ka afat 10 ditë për të ftuar partitë në konsultime dhe për të caktuar një mandatar të ri, atë që ka më shumë gjasa për të formuar qeverinë.

Mandatari i ri ka në dispozicion 15 ditë për të paraqitur përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Në rast se dështon edhe kjo përpjekje e dytë, Kushtetuta e detyron presidenten që të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza
Bota

Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

10 Tetor, 2025 3:32 pm
Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

10 Tetor, 2025 2:32 pm
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës
Kronikë

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës

10 Tetor, 2025 1:33 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Para
Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

Pas tërheqjes së forcave izraelite,mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
10 Tetor, 2025

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq...

Lexo më shumë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
10 Tetor, 2025

Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac. Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në...

Lexo më shumë

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
10 Tetor, 2025

“Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund luftërave dhe të shpëtojë...

Lexo më shumë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
10 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme liron Redi Mollën. Mësohet se nga arrest në burg, gjykata ka vendosur për Mollën arrest shtëpiak. Kjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com