Duket se Greqia dhe Shqipëria kanë gjetur një aleat tek njëra-tjetra në mënyrë të papritur. Përpos të gjithë problemeve dypalëshe, dy vendet duket se konvergojnë në një pikë: mbështetja e rotacionit të pushtetit në Shkup.
Ministrat e Jashtëm, Kotzias dhe Bushati folën në Athinë në një takim që në fillim u raportua si i tensionuar.
Megjithatë, një teori konspirative u ngrit në rrjet për lidhjen e supozuar të flamurit shqiptar dhe atij të BE-së, në godinën ku u mbajt takimi. Pati versione që flamuri grek valëvitet, ndërkohë që ai shqiptar dhe europian, janë lidhur që të mos valëviten.
Për krahasim, po sjellim një foto të godinës në momentin kur Kotzias është takuar dhe ka biseduar me homologun kinez të Bushatit.