Presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit të propozojë emrin e kryeministrit.
Në letër Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.
Glauk Konjufca është zgjedhur sot paradite Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturën e tetë, dhe menjëherë pas marrjes së detyrës iu dorëzua nga Vjosa Osmani dhe detyra e ushtuesit të presidentit./Opinion.al