Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresmeni Engel: Basha, lideri i ri që po sjell një frymë të re në politikën shqiptare

2016/09/01 at 2:55 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresmeni Engel: Basha, lideri i ri që po sjell një frymë të re në politikën shqiptare

Kongresmeni amerikan Elliot Engel ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku është pritur në selinë blu nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Engel shoqërohej nga personaliteti i njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Kongresmeni Engel shprehu kënaqësi për ritakimin me kryetarin e Partisë Demokratike ndërsa vlerësoi faktin që një lider i ri si Basha është duke sjellë një frymë të re në politikën shqiptare.

Kongresmeni Engel vlerësoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për lidershipin e treguar në procesin e ndryshimeve kushtetuese si dhe sinjalin pozitiv që vullneti politik jep për integrimin europian të vendit.

Basha tha se “Partia Demokratike vazhdon të japë kontributin e saj dhe plotësimin e kuadrit ligjor, i cili nuk mund dhe nuk duhet të shkelë përcaktimet kushtetuese të miratuara me konsensus me 22 korrik. Ka qenë, është dhe do të mbetet angazhim parësor i Partisë Demokratike garantimi i një drejtësie të pakorruptuar që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Parakusht për këtë është një drejtësi e pakapur politikisht. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, krimi dhe droga me mbështetje shtetërore si dhe korrupsioni i përhapur”.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, krimi dhe droga me mbështetje shtetërore si dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht, ishin shqetësimet e ngritura nga Basha në këtë takim.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida me kryesore për Shqipërinë”, theksoi Basha.

Duke iu referuar zgjedhjeve në Dibër kreu i demokratëve theksoi se ka një forcim të lidhjeve të krimit me politikën që po shihet në këto zgjedhje. Në këtë kuadër Basha ndau me nënkryetarit e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të ligjit të dekriminalizimit dhe ndarjen e politikës nga krimi. Basha e njohu kongresmenin Engel edhe me situatën e përkeqësuar të kriminalitetit në vend.

“Shqipëria është shndërruar në hambar kultivimi të lëndëve narkotike e cila mbrohet nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme të cilët marrin fitimin e tyre. Këto para dhe paratë e korrupsionit qeveritar po përdoren në zgjedhjet e Dibrës dhe nesër në të gjithë Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse mazhoranca nuk ka vullnet të realizojë reformën zgjedhore”, tha Basha.

Për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë theksoi kryetari i opozitës, zgjedhjet e lira e të ndershme e në veçanti shitblerja e votës, roli i krimit dhe bandave, mediat e lira janë prioriteti më madhor, së bashku me sundimin e ligjit çka nënkupton respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjeve.

Etiketa: elliot engelfrymeliderilulzim bashatakimi

Ju sugjerojmë

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
Bota

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

25 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Bota

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

25 Dhjetor, 2025 6:15 pm
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
Bota

Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

25 Dhjetor, 2025 4:09 pm
Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
Bota

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

25 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Para
Ju kujtohet Conchita, ajo vishet tashmë si burrë

Ju kujtohet Conchita, ajo vishet tashmë si burrë

Enca thotë që është zgjuar origjinale, pa fotoshop!

Enca thotë që është zgjuar origjinale, pa fotoshop!

Sherr mes Zvicrës dhe Kosovës për lëvizjen e lojtarëve

Sherr mes Zvicrës dhe Kosovës për lëvizjen e lojtarëve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
25 Dhjetor, 2025

Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për...

Lexo më shumë

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
25 Dhjetor, 2025

Deklaratat e Volodymyr Zelensky-t ngrenë dyshime rreth aftësisë së tij për të marrë vendime adekuate për një zgjidhje paqësore të...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
25 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Lexo më shumë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
25 Dhjetor, 2025

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com