TIRANE- Pas një konflikti të gjatë mes Qeverisë dhe Presidentit për ligjin e pronave, Presidenti Bujar Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Në kërkesë shkruhet se: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
“Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Nishani nuk e dekretoi ligjin e pronave, ia ktheu parlamentit i cili e rrezoi dekretin e Presidentin. Kështu ligji hyri në fuqi pak muaj më parë.