-Kulturë

Konflikti amerikano-shqiptar,koncesionet e naftës për njohjen e Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 29/04/20 |
el ida

Gjatë muajit shkurt të 1925, shtypi francez i ka dedikuar disa shkrime konfliktit amerikano-shqiptar në lidhje me akordimin e koncesioneve e naftës në tokën e shqiponjave, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Konflikte për naftën

Le Quotidien, e martë, 17 shkurt 1925, f.3

Amerika proteston kundër koncesioneve të bëra Anglisë në Shqipëri

Londër. 16 shkurt. — Shkruajnë nga Uashingtoni se qeveria amerikane sapo i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër koncesioneve të fushave të naftës që i janë akorduar Anglo Persian Oil-it, domethënë, në realitet, qeverisë britanike.

Grupi Sinclair dhe Standard Oil besojnë se koncesionet në fjalë përbëjnë krijimin e një monopoli de fakto në favor të Anglisë.

Protesta amerikane bazohet në faktin se kur Shtetet e Bashkuara njohën Shqipërinë, ato kërkuan që të respektohet “parimi i derës së hapur” për t’i mundësuar industrisë amerikane të naftës të njëjtat të drejta si Anglo Persian-it.

Coolidge kundër koncesioneve të Shqipërisë ndaj Anglo Persian-it

L’Humanité, e martë, 17 shkurt 1925, f.3

Londër, 16 shkurt. (Humanité) Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër projektit për t’i dhënë Anglo Persian Oil C° koncesionet e minierave dhe të naftës.

Shtetet e Bashkuara

Çështja e naftës në Shqipëri.

L’Action française, e enjte, 19 shkurt 1925, f.2

Sipas korrespondentit të New York Times në Uashington, Z. Hughes ka udhëzuar përfaqësuesin e SHBA-ve në Tiranë të informojë qeverinë shqiptare se dhënia ekskluzive e një koncesioni të naftës ndaj një kompanie angleze nuk përputhet me politikën e dyerve të hapura, e cila ishte një nga kushtet për njohjen e Shqipërisë nga Amerika.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/shtypi-francez-1925-koncesionet-e-naftes-ne-kembim-te-njohjes-se-shqiperise-arsyet-e-konfliktit-amerikano-shqiptar/

Pas