Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konfirmohet Balluku, ikën Spiropali! Si i ndryshoi Rama drejtuesit e qarqeve

2026/03/21 at 3:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Konfirmohet Balluku, ikën Spiropali! Si i ndryshoi Rama drejtuesit e qarqeve

Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore 2027 dhe në mbledhjen e Asamblesë u bënë ndryshime të drejtuesve politikë në 6 qarqe. Kryesocialsiti Edi Rama ka larguar Elisa Spiropalin, Eduart Shalsin, Benet Becin dhe Emirjana Sakon, ndërsa ka konfirmuar drejtuesit në 6 qarqe: Fier, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan. Dy ministrave të rinj, të paprovuar me votë, iu beson drejtimin e Shkodrës dhe Lezhës.


“Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ne duhet ta ngremë Tiranën më lart sesa mesi i atij klasifikimi. Me çdo kusht”. Mes këtyre kritikave, kryesocialsiti Edi Rama ka larguar nga drejtimi i qarkut më të madh, Tirana, Elisa Spiropalin dhe ia ka besuar atë kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili do të vijojë të mbajë edhe postin e koordinatorit të PS për diasporën, por edhe drejtimin e njësisë numër 5 bashkë me Erion Braçen dhe Fatmir Xhafajn.

Pasi u shkarkua si ministre e Jashtme, pozitat e Spiropalit dobësohen edhe brenda partisë. Ajo nuk do të udhëheqë më asnjë qark, veçse do jetë drejtuese e njësisë numër 13 në Tiranë bashkë me Anila Denajn. Ogerta Manastirliu mbetet drejtuese politike e PS në Bashkinë Tiranë. Ndonëse me fitore të thella, socialistët janë të bindur se nuk kanë bërë punë sa duhet për Tiranën.

“Tirana është një qark i fituar, por jo në maksimumin tonë”, tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa Fierin e vlerësoi si qarkun më të fortë dhe me fitoren më të thellë. Në këtë qark, Rama konfirmoi Belinda Ballukun, të cilën e shkarkoi si numrin 2 të qeverisë, por nuk lejoi arrestimin e saj nga SPAK. Përveç Ballukut, konfirmohen Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Arbian Mazniku në Elbasan dhe Ervin Demo në Berat.

Dy ndryshime që bien në sy janë përfshirja e dy ministrave të rinj në drejtimin e qarkut Shkodër, që i besohet ministrit të Energjisë, Enea Karakaçi dhe Lezha ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi. Ky i fundit zëvendëson Ulsi Manjën, me një rezultat të fortë në Lezhë në zgjedhjet e 2025-ës, ku për 71 vota nuk e përmbysi dot rezultatin 4-3 për demokratët. Ulsi Manja do të rikthehet në Dibër, ku do të zëvendësojë Blendi Klosin.

Deputeti Klosi do të marrë drejtimin e qarkut të Durrësit, nga i cili largohet kryebashkiakja Emirjana Sako. Ndërsa në Kukës ku ikën Eduard Shalsi, Rama provon një tjetër figurë të re në PS, deputetin e Tiranës Erion Malaj, i cili u përfshi në listën e sigurt të socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Taulant Balla ruajti edhe postin e koordinatorit të PS për diasporën, ndërsa në Asamble u miratua edhe një pr.vendim për organizimin e partisë jashtë kufijve, ku PS synon të shtrijë strukturat e saj. Socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në shtetet, ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve, Itali, SHBA, Gjermani, Kanada, dhe Mbretëri e Bashkuar. Afati për regjistrimin e emigrantëve do të nisë më 30 mars dhe do të zgjasë deri më në 30 shtator, ndërsa regjistrimi është bërë më herët vetëm në Greqi.

“Zgjedhjet e reja vendore nuk kanë pjesëmarrje të diasporës, por ama zgjedhjet vendore janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton”, tha Rama.

Blendi Klosi la objektiv anëtarësimin e 4 anëtarëve të rinj (2 femra dhe 2 meshkuj) për çdo organizatë socialiste, ndërsa kryesocialisti Rama e quajti të pafalshme faktin që në PS vetëm 34% e anëtarësisë përbëhet nga gratë dhe kërkoi që këtë nivel ta çojnë në 50%. Kryetarëve të Bashkive iu vendosi ultimatum se nuk do t’i lejojë të kandidojnë në vendoret e 2027-ës, pa dhjetë kontrata të firmosura në kuadrin e Paketës së Maleve dhe pa tre ndërmarrje të përbashkëta të miratuara.

Ndryshimet në Qarqe

Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali

Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu

Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako

Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën

Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci

Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin

Qarku Kukës – Erjon Malaj– ikën Eduard Shalsi

Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet

Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet

Qarku Fier – Belinda Balluku– Konfirmohet

Qarku Vlorë– Bledi Çuçi- Konfirmohet

Qarku Gjirokastër– Mirela Kumbaro- Konfirmohet

Qarku Korçë– Niko Peleshi- Konfirmohet

Shpërndarja e deputetëve për Tiranën

Njësia 1- Lindita Nikolla

Njësia 2- Gent Gazheli, Delina Ibrahimaj dhe Olta Manjani

Njësia 3– Iris Luarasi dhe Edona Bilali

Njësia 4- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti

Njësia 5– Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj

Njësia 6- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino

Njësia 7– Sofan Jaupaj, Enkelejd Musabelliu

Njësia 8– Igli Hasani, Vilma Premti

Njësia 9– Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka

Njësia 10- Besfort Lamallari

Njësia 11– Eduard Shalsi

Njësia 13– Elisa Spiropali dhe Anila Denaj



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor iranian

Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor iranian

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë

CNN: Rusia po e ndihmon Iranin me taktika të përparuara me dronët

SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane

SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}