Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca e Parisit: Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta

2016/07/02 at 5:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konferenca e Parisit: Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta

Të hënën në Paris (04.07) fillon konferenca e tretë për Ballkanin Perëndimor. Këto konferenca vetëm fshehin mungesën e gatishmërisë së BE-së për t’i pranuar këto vende, kritikon Thomas Brey, korrespondent i DPA-së.


Konferenca për Ballkanin ka mjaft. Para katër javësh janë mbledhur liderët e rajonit në Sofje dhe kanë festuar 20 vjetorin e “Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore”. Për më shumë se tetë vite mbahen takimet e “Këshillit rajonal për bashkëpunim”. Në fund të majit është mbajtur në Sarajevë takimi i radhës i procesit “Brdo-Brioni”, shkruan DW.

Megjithatë Gjermania ka nisur para dy vitesh një proces të ri – Konferencën për Ballkanin Perëndimor. Pas Berlinit (2014) dhe Vjenës (2015), tani të hënën me 4 korrik mbahet në Paris takimi i tretë me radhë. Presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi duhet të takohen me krerët e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera. Qëllimi zyrtar: afrimi i vendeve të Ballkanit me BE.

Mungesa e gatishmërisë

Problemi është që në një të ardhme të shpejtë nuk do të ketë zgjerim të BE – gjë që e kanë thënë edhe Komisioneri i BE Juncker dhe presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Pas Brexitit nuk ekziston gatishmëria e BE për pranimin e vendeve të tjera. Konsolidimi para zgjerimit – është dogma e fundit në Bruksel. Por në Bruksel ekzistojnë shumë politikanë, diplomatë dhe ekspertë, të cilët e kanë për detyrë të përgatisin vendet e Ballkanit për anëtarësim.

Këtë ekip e udhëheq Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Ata thonë se BE ka premtuar zgjerimin dhe pranimin e Ballkanit, në Selanik në vitin 2003, kur është thënë se BE nuk është i plotë pa Ballkanin.

Ekspertët që udhëtojnë rregullisht në Ballkan thonë se “perspektiva e anëtarësimit mbetet e hapur”. Ndonjëherë flasin madje edhe për afate të mundshme. Kështu mediat boshnjake në maj kanë raportuar për mundësinë e anëtarësimit të B-H në BE brenda dhjetë vitesh.

Politika e ndihmave

Konferenca për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim që të tejkalojë humnerën mes zgjerimit të ndaluar të BE dhe premtimeve të dhëna. BE do që këto shtete të vogla të ruajnë disponimin për anëtarësim, përmes mbështetjes me miliarda Euro, në periudhën prej 2014-2020. Këtu bëjnë pjesë projekte të ndryshme, siç është autostrada Nish – Prishtinë, apo ajo rreth Adriatikut, modernizimi i hekurudhave etj. Apo dhe me krijimin e rrjeteve për të rinj, të ngjashme me ato gjermano-franceze.

Por politika e derdhjes së parave në 15 vitet e fundit zbulon më shumë probleme se sa zgjidhje. Edhe pse para tri vitesh Brukseli ka arritur një marrëveshje mes armiqve tradicionalë, Serbisë dhe Kosovës, gati asnjë prej këtyre pikave nuk është realizuar në tërësi. BE ende nuk ka arritur të zgjidhë krizën në Maqedoni, e cila po zgjat më shumë se një vit. Brukseli nuk ka zgjidhje as për grindjet mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Kroacia dhe Serbia kanë zhvilluar vitin e kaluar një luftë tregtare. Popujt e grindur shumë keq në B-H nuk kanë arritur marrëveshje për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim. Gjithnjë e më shumë flitet për shkeljen e të drejtave të mediave, drejtësinë e manipuluar, korrupsionin e lartë. Ndërkohë njerëzit po ikin nga këto vende – drejt Bashkimit Evropian!

 



Ju sugjerojmë

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Aktualitet

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

17 Qershor, 2026 1:34 pm
Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
Aktualitet

Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

17 Qershor, 2026 1:32 pm
Para
De Biazi flet për Hysajn: Lojtar shumë i mirë, por…

De Biazi flet për Hysajn: Lojtar shumë i mirë, por…

Foto/ Benzema viziton Mekën

Foto/ Benzema viziton Mekën

Sonte Gjermani vs Itali. Lojtarët italianë dëgjojnë Çelentanon

Sonte Gjermani vs Itali. Lojtarët italianë dëgjojnë Çelentanon

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
17 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut...

Lexo më shumë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
17 Qershor, 2026

Ka nisur nisur protesta para kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas...

Lexo më shumë

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
17 Qershor, 2026

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orban u shfaq sfidues gjatë kthimit të tij në Bruksel të mërkurën, duke këmbëngulur se do të...

Lexo më shumë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
17 Qershor, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar raste të mesazheve dhe komunikimeve në rrjetet sociale që, sipas tij, përbëjnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}