Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca e donatorëve për Afganistanin: Gjermania premton 100 mln euro

2021/09/13 at 6:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konferenca e donatorëve për Afganistanin: Gjermania premton 100 mln euro

Në konferencën e donatorëve të OKB-së, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Maas ka premtuar 100 milionë euro ndihmë për Afganistanin. Qeveria gjermane po nxjerr premtime pranimi për aktivistët nga Afganistani.


Gjermania ka premtuar 100 milionë euro ndihmë për Afganistanin në Konferencën e mbështetjes në Gjenevë. Bëhet fjalë për ndihmë humanitare për vendin në krizë dhe rajonin, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Ai kishte njoftuar më parë se çdo mbështetje për Afganistain nuk do të shkonte përtej “ndihmës së pastër emergjente” për popullatën.

Maasi gjithashtu mbështeti perspektivën e dhënies së “500 milionë eurove të tjera”. Fondet do të “sillen për njerëzit në Afganistan kryesisht përmes organizatave të Kombeve të Bashkuara (…),” tha ai për televizionin publik gjerman ARD. Ai tha se ishte optimist se kjo do të ishte e mundur edhe nën talobanët që tani qeverisin Afganistanin, edhe nëse kjo do të kërkonte “bisedime teknike” me ta.

OKB-ja e llogarit nevojën për ndihmë në më shumë se 500 milionë euro

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres e kishte thirrur takimin përballë një “katastrofe humanitare” të afërt në Afganistan. Sipas Kombeve të Bashkuara, pa ndihmë humanitare, gjysma e fëmijëve nën moshën pesë vjeç në vend do të vuajnë nga uria vitin e ardhshëm. Guterresi e përcaktoi nevojën e menjëhershme për ndihmë në pak më shumë se 500 milionë euro. Pothuajse një e treta e kësaj nevoje është krijuar nga marrja e pushtetit nga talibanët.

Afganistani ka vite që varet nga ndihma ndërkombëtare. Në fund të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara kishin bërë thirrje për një ndihmë në vlerën prej 1.1 miliardë eurosh, por fondi përkatës mbetet i pa financuar. “Përtej ndihmës humanitare, qëndrimi ynë i ardhshëm ndaj një qeverie talibane nuk do të varet nga fjalët, por më tepër nga veprat e saj,” tha Maasi.

Konkretisht, tha ai, pushtetarët e rinj duhet të lejojnë njerëzit me status mbrojtjeje në Gjermani të largohen nga vendi, të respektojnë “të drejtat themelore të njeriut” dhe nuk duhet të strehojnë terroristë ndërkombëtarë. Deri tani, megjithatë, talibanët janë akoma larg këtyre: “Formimi i një qeverie kalimtare me përjashtimin e grupeve të tjera javën e kaluar nuk ishte sinjali i duhur për bashkëpunimin ndërkombëtar,” tha Maasi.

Afganistani është “në një fazë të rrezikshme”

Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, i akuzoi talibanët se i kanë shkelur premtimet e tyre për të mbështetur liritë civile pas marrjes së pushtetit në Afganistan. Sidomos në rastin e të drejtave të grave, tha ajo, realitetet në terren nuk përputhen me premtimet. “Në kundërshtim me premtimet e talibanëve për të mbrojtur të drejtat e grave, gratë janë përjashtuar gjithnjë e më shumë nga jeta publike gjatë tre javëve të fundit,” tha Bachelet. Ajo vuri në dukje se në qeverinë e re talibane nuk kishte gra.

Përveç kësaj, tha ajo, ka pasur raste në të cilat bashkëpunëtorët e ish-qeverisë dhe të afërmit e tyre janë arrestuar në mënyrë arbitrare dhe më vonë janë gjetur të vdekur. Afganistani është në një “fazë të re dhe të rrezikshme” në të cilën shumë gra dhe anëtare të grupeve etnike dhe komuniteteve fetare janë shumë të shqetësuara për të drejtat e tyre, tha Bachelet.

Ministria e Brendshme gjermane nxjerr premtime pranimi

Ndërkohë, Ministria federale e Brendshme filloi të lëshojë premtime pranimi për më shumë se 2.000 aktivistë të të drejtave të njeriut, artistë, studiues, gazetarë dhe njerëz të tjerë potencialisht të rrezikuar nga Afganistani. Këta persona ishin identifikuar nga Ministria e Jashtme se kishin nevojë për mbrojtje të veçantë, krahas ish-punonjësve lokalë të Bundeswehrit dhe institucioneve të tjera gjermane.

Të premten e kaluar, lista e plotë e emrave të aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe personave të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje u dërgua nga Ministria e Jashtme gjermane në Ministrinë e Brendshme, tha zëdhënësi i departamentit Steve Alter. Kur dikush është në një listë, “atëherë ai premtim i pranimit vlen; dhe tani u takon autoriteteve të verifikojnë që personi që është para tyre është me të vërtetë personi që është në listë.”

Shumica e njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje të raportuar nga Ministria e Jashtme gjermane janë ose akoma në Afganistan ose  kanë mbërritur në një vend fqinj. Sipas informacioneve të agjencisë e lajmeve dpa, lista e atyre që nuk janë ish-punonjës lokalë, por që do të përfshihen për shkak të rolit të tyre të ekspozuar në Afganistan përfshin rreth 2.600 vetë. Atyre u shtohen të afërm të ngushtë./ DW

Etiketa: afganistandonatoretgjermani


Ju sugjerojmë

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
Bota

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

15 Janar, 2026 2:32 pm
Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
Aktualitet

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

15 Janar, 2026 12:49 pm
Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
Bota

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

15 Janar, 2026 12:36 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

15 Janar, 2026 11:41 am
E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
Bota

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

15 Janar, 2026 11:38 am
Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
Aktualitet

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

15 Janar, 2026 10:58 am
Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
Bota

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

15 Janar, 2026 10:33 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë

15 Janar, 2026 9:21 am
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
Bota

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026 9:16 am
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
Bota

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

15 Janar, 2026 8:53 am
Para
Kurti pas takimit me Osmanin: Jemi për shtyrjen e  zgjedhjeve

Kurti pas takimit me Osmanin: Jemi për shtyrjen e zgjedhjeve

Kapshticë/ Sekuestrohen mijëra euro të padeklaruara, procedohet një person

Kapshticë/ Sekuestrohen mijëra euro të padeklaruara, procedohet një person

‘Kasa’ e vjetër në veprim, ja kush e drejton fushatën e PD në 12 qarqe

PD dërgon në Kuvend listën e emrave të grupit parlamentar, mungon Berisha
















TE FUNDIT

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
15 Janar, 2026

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë të enjten se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe përparësia...

Lexo më shumë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
15 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet...

Lexo më shumë

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
15 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi të mërkurën se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 3 shkurt...

Lexo më shumë

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
15 Janar, 2026

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com