Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncensionet, përplasje PS-LSI. Ja debati

2016/04/14 at 9:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koncensionet, përplasje PS-LSI. Ja debati

TIRANE- Propozimi i LSI­së për koncesionet, i prezantuar dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese nga Petrit Vasili, ku kërkohet që çdo koncesion apo partneritet publik­privat që zgjat më shumë se katër vite të miratohet në Parlament, nuk ka gjetur dakordësinë e kryetarit të Komisionit, Eduart Shalsi, dhe deputetit Namik Kopliku. Ata e kanë konsideruar si të pabazë kërkesën, madje duke dhënë dhe shembuj konkretë se miratimi në Kuvend i këtyre kontratave nuk ka sjellë dobi për qytetarët. Deputeti Namik Kopliku tha se nisma bazohet mbi debatin politik, ndërsa kërkoi ndryshimin e afateve të propozuara.

“Ju ngrini afatin 4­ vjeçar për koncesionet dhe kam përshtypjen se këtu jemi pjesë e një debati politik, pasi nëse duhej që një PPP që i intereson publikut, të mos jemi të zotë ta bëjmë ne si shtet, t’ia delegojmë privatit dhe meqë jemi një qeveri e cila pas zgjedhjeve mund të ndërrojë mandatet dhe i lihet trashëgimi një qeverie tjetër, atëherë pse mos ta mbajmë dy vjet?”, u shpreh Kopliku.

Por kreu i Grupit Parlamentar kujtoi se kjo ka qenë kërkesë edhe e opozitës së djeshme, pasi afatet kalojnë mandatet politike. “Ne u referohemi çështjeve që kanë të bëjnë me mandatet dhe jo me kohën kur zbatohet një marrëveshje ose jo. Dhe është fakt që kemi debatuar për koncesionet dhe është kërkuar nga opozita e djeshme që ato të vijnë në Parlament, ka qenë një kredo dhe ky është momenti për t’i bërë. Për çështjen 4­vjeçare, ne nuk mund të shmangemi nga një koncept i tillë, sepse duam të lidhim, jo për shkak të presionit politik, por për shkak të një qasjeje shteruese, sepse kryeçështja e debatit politik për koncesionet bëhet vetëm në Shqipëri”, u shpreh Vasili.

Më tej, kryetari i Komisionit Shalsi solli në vëmendje dy kontrata koncesionesh të miratuara nga Parlamenti, që nuk kanë shkuar mirë. “Ju kërkoni që kontratat mbi 4­vjeçare të kalojnë në Parlament, ndërkohë ne kemi dy raste konkrete të koncesionit të skanimit të kontejnerëve dhe atë të pullave fiskale, të dy këto koncesione kanë kaluar nëpërmjet Parlamentit. A mjafton përfshirja e Parlamentit në çdo koncesion për ta bërë atë më të mirë?”, tha Shalsi. Por Vasili u përgjigj se shtimi i instrumenteve të kontrollit vinte në përgjigje të kërkesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ndër të tjera projektligji përfshin që, për vlerësim të kontratave të koncesioneve të përfshihen Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit. Vasili tha se vlerësimi i studimit nga Financat minimizon risqet e kontratave të koncesioneve. /Gazeta Panorama

Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Konfirmohet: Sekretari amerikan John Kerry nuk do e takojë Ilir Metën

DASH: Në Shqipëri, problem korrupsioni në qeveri, spitale, gjykata

Arsyeja pse nuk duhet të konsumosh më shumë se katër filxhanë kafe në ditë

Lajm i mirë për Ju që e pini shumë kafenë

Media e lirë, Shqipëria sërish nga fundi i klasifikimit

Media e lirë, Shqipëria sërish nga fundi i klasifikimit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com