Bota

“Komunikimi i vështirë”, zyrtari ukrainas nxjerr foton nga bisedimet Ukrainë-Rusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 14/03/22 |
Opi Nion

Një nga negociatorët e Kievit ka ndarë një foto të bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë. Ky është raundi i katërt i bisedimeve dhe po zhvillohet përmes një video-call.

Zyrtari ukrainas, Mykhailo Podolyak thotë se të dyja palët tani kanë paraqitur propozimet e tyre. Ai u shpreh se komunikimi po bëhet por është i vështirë.

Më herët ai tha se bisedimet e fundit do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara. Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike. Ukraina është një dialog i lirë brenda shoqërisë dhe një konsensus i detyrueshëm. Rusia është një shtypje ultimatum e shoqërisë së saj”, shkruan zyrtari ukrainas në “Twitter”./Opnion.al

Pas