Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komshinjtë bllokojnë rrugën me forcë, shpërfillin vendimet e gjykatave

2021/09/15 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komshinjtë bllokojnë rrugën me forcë, shpërfillin vendimet e gjykatave

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Skënderbegas të  Gramshit për problemin e një çifti të moshuarish, të cilët prej 17 vitesh kanë probleme me komshiun e tyre.


Xhevair dhe Lumturije Pole thonë se fqinji Pëllumb Skora iu bllokon rrugën që kalon te shtëpia e tyre. Ata kanë vendimet e gjykatës në favorin e tyre, por sërish komshiu nuk i le të përdorin rrugën dhe çdo punë fshati, Xhevairi dhe Lumturija detyrohen ta bëjnë me krahë.

Tre vendime gjyqësore janë kundër Pëllumb Skora, por sërish ky i fundit bllokon rrugën me portë hekuri sa herë që autoritetet vendore e lirojnë. Ai pretendon se është pronë e tij, kur në fakt është tokë shtetërore.

Lumturie Pole: Ne kemi blerë shtëpitë, kur i kemi blerë i kemi blerë me rrugë. E kam sjellë mallin këtu. Pasi erdhi dhe ai zotëria që ka pronën aty bleu shtëpi në 2004, pas 2 viteve na e zuri rrugën se pretendonte për pronën e vetë. E zuri rrugën dhe filluam ne proceset gjyqësore. Mbaruam gjyqin e Shkallës së Parë, fituam. Shkoi në Apel, prapë neve fituam. E çoi ky në Gjykatë të Lartë, e kemi fituar prapë atje dhe ka ardhur Zyra Përmbarimore, ka bërë ekzkutimin e vendimit. Erdhi njëherë më parë, e ekzekutoi vendimin kur fituam në Gjykatën të Apelit ne. E zuri përsëri ky pastaj shkuam në Gjykatë të Lartë që ne e fituam. Erdhi përmbaruesi prapë, e hapën rrugën, kanë ardhur dy herë ata të përmbarimit të Elbasanit. Erdhi njëherë e hapi Bashkia, por prapë e zuri. Vjet u hap prapë nga ana e komunës. Vjet më 27 Maj do fusnim një makinë me dru ne, vajti burri hapi portën që të fusnim makinën. Vajti zonja i doli burrit i tha mos ki punë në këtë rrugë. Makinën e kemi kthyer dhe kemi shkarkuar drutë atje poshtë te motra e burrit. Kemi bërë denoncim disa herë, i kanë marrë, kanë dhënë denoncimet, i kanë lëshuar. Biles njëherë është dënuar ky se goditi burrin me dru ajo. Bëri kallëzim, e morën ata, e çuan në Elbasan, pagoi 2 milionë Lekë edhe e nxorri.

Gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Njësisë Administrative, ku nga administratori Mirgen Çela thuhet se është bërë disa herë hapja e rrugës nga përmbaruesi, komuna dhe Bashkia Gramsh, por Pëllumb Skora e ka mbyllur sërish. Sot rruga është e bllokuar dhe zotëria jeton në qytetin e Gramshit.

Administratori i komunës Skënderbegas: Kryetari i komunës atëherë ka dashur që ta hapi rrugën. Pastaj i janë drejtuar gjykatës. Janë marrë disa herë vendime gjyqi. Ka vajtur dhe përmbarimi dy herë që hap rrugën. Është zënë prapë më vonë.

Më pas, gazetarja takoi kryeinspektoren e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Gramshit, Loina Zogu, e cila është njohur së fundi me këtë problem.

Kryeinspektorja në Bashkinë Gramsh: Aty hasëm në një problematikë të cilën nuk e njihnim më përpara që ish kolegët ishin marrë për një kohë të gjatë me hapjen e një rruge e cila në rezulton që është pronë shtetërore dhe ka disa vendime gjykate që kanë detyruar qytetin Pëllumb Skora që të bënte lirimin e rrugës dhe mos të vazhdonte me zaptimin e kësaj prone. Ka pasur disa tentativa dhe nga ana e përmbarimit gjyqësor dhe është ekzekutuar vendimi, kemi pasur edhe nga ana e Bashkisë Gramsh, ish kolegët tanë kanë marrë masa për hapjen e rrugës dhe sërish jemi përballur me rastin kur kjo rrugë ishte zënë nga qytetari Pëllumb Skora me anë të një porte metalike. Në momentin që kemi hasur këtë rast për të cilën nuk ishim në dijeni, kemi kërkuar informacion nga qytetarët që dispononin gjithë këtë dokumentacion që kishin ndjekur proceset gjyqësore që të na viheshin në dispozicion me qëllim për ndjekjen e rastit. Normalisht janë problematikat që mund të duan edhe specialistë për t’i verifikuar ashtu siç janë topografët, inxhinierët dhe juristët për të ndjekur të gjitha procedurat. Ne do ta bëjmë ndjekjen e këtyre procedurave dhe do ta çojmë deri në fund këtë rast. Më pas nëse do të kemi sërish tentativa nga qytetari Pëllumb Skora pasi ne të ekzkutojmë vendimin për hapjen e rrugës e cila është zënë, do t’i drejtohemi komisariatit të Policisë Gramsh për mbështetje të mëtejshme, sepse kalojmë në kompetenca të tjera jashtë kompetencave administrative të cilat ne kemi detyrë për t’i ndjekur.

Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, Bashkia e Gramshit e hapi rrugën e të moshuarve në fshatin Skënderbegas. Lumturija falenderon dhe thotë se pa ndërhyrjen e “Stop”, problemi i saj nuk do të ishte zgjidhur. . Tv Klan

Etiketa: Lumturije Polerrugastop


Ju sugjerojmë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Hungaria i barazon filmat me homoseksualë me ata horror

Hungaria i barazon filmat me homoseksualë me ata horror

Gjimnastja: FBI dhe organizata e bënë “një sy qorr” para abuzimeve

Gjimnastja: FBI dhe organizata e bënë “një sy qorr” para abuzimeve
















TE FUNDIT

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 Korrik, 2026

Ashtu sikurse ka paralajmëruar pak ditë më parë, grupi parlamentar i PD-së kallëzoi sot në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
13 Korrik, 2026

Irani ka forcuar qëndrimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të fundit gjatë natës. “Ngushtica e Hormuzit është...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}