Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania kanadeze, “Bankers” do t’i paguajë tatimeve 57 milionë dollarë

2015/12/05 at 9:42 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania kanadeze, “Bankers” do t’i paguajë tatimeve 57 milionë dollarë

“Bankers Petroleum” njoftoi se ka arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të hequr bllokimin mbi llogaritë e saj bankare dhe për të vijuar normalisht aktivitetin në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

Qeveria pretendon se kostot e deklaruara nga kompania kanadeze janë më të larta se ato realet për të evituar ndarjen e fitimit me shtetin. Në këtë diskutim janë përfshirë edhe organet tatimore, që pretendojnë 75 milionë dollarë nga kompania e nxjerrjes e shitjes së naftës dhe për rrjedhojë kanë bllokuar llogaritë bankare të saj. Sipas deklaratës, “Bankers” ra dakord të paguajë për organet tatimore një depozitë prej 10 % të shumës 57 milionë dollarë, që është pretendimi fillestar i administratës së taksave. Kjo shumë për shkak të interesave është rritur në 75 milionë dollarë.

Gjithashtu, kompania kanadeze ka rënë dakord të paguajë çdo muaj gjatë vitit të ardhshëm një shumë prej 4,275 milionë dollarë, deri në plotësimin e vlerës prej 57 milionë dollarë. Këto pagesa do të bëhen pa prekur ndërkohë diskutimin mes kompanisë dhe administratës së taksave, që çuan edhe në bllokimin e llogarive. Në kundërpërgjigje, pasi fitoi një shkallë në Gjykatën e Arbitrazhit, “Bankers” deklaroi se mund të reduktojë apo ndalojë aktivitetin në Shqipëri, ku ka mbi 1500 të punësuar dhe ku deklaron se ka investuar 1,4 miliardë dollarë. E ndodhur përballë një kërcënimi për ndërprerjen e aktivitetit nga një prej kompanive më të mëdha në vend, qeveria shqiptare vendosi të reagojë tre ditë më parë. Ajo e hodhi poshtë kërcënimin e “Bankers”, që deklaron se zotëron 6 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

“Qeveria e Shqipërisë është e qartë për kërcënimet e bëra nga ‘Bankers Petroleum Ltd’, për të mbyllur apo kufizuar aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit”, thuhej në një deklaratë të publikuar edhe nga kryeministri Rama. Duke e ftuar t’u bindet ligjeve vendase, qeveria i bëri të qartë gjigantit kanadez se nuk do të lejojë, atë që e cilësoi si cenim të integritetit afatgjatë të pasurive të vendit. “Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cënimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit”, mbyllej deklarata e qeverisë.

Ju sugjerojmë

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
Para
Tirana plot drita

Tirana plot drita

Rihapet  “La Bonne Bier” në Paris

Rihapet “La Bonne Bier” në Paris

Shakohoxha nga sporti tek kënga

Shakohoxha nga sporti tek kënga

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
21 Qershor, 2025

Granit Xhaka pritet të firmosë me Milanin në ditët e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga “Calciomercato”, mesfushori shqiptar ka...

Lexo më shumë

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
21 Qershor, 2025

Një turist ka dëmtuar një pikturë të shekullit të XVII, teksa ka qenë në një ekspozitë të Uffizi-t në Itali....

Lexo më shumë

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
21 Qershor, 2025

Përmeti është shndërruar në një destinacion turistik që çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë,...

Lexo më shumë

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
21 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian thotë se çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër në Mitrovicë duhet të merret me përfshirjen e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com