Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ikin amerikanët e “Rapiscan”, ja kush e bën skanimin në dogana

2016/01/22 at 1:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ikin amerikanët e “Rapiscan”, ja kush e bën skanimin në dogana

“Rapiscan”, kompania amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Ndërsa, procesi i skanimit në dogana do të vazhdojë me partnerët e saj shqiptarë, sipas marrëveshjes Cani-“S2 Albania” që ndryshoi kontratën Bode-Rapiscan.

Sipas historikut të regjistruar në QKR, “Rapiscan” i kishte shitur aksionet dhe kishte nisur procedurën e likuidimit qysh në vitin 2014.

Transaksioni

Marrëveshja e koncesionit u nënshkrua më datën 10 prill 2013, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC.

Kompania amerikane u regjistrua në QKR në 24 qershor 2013 me emrin “Rapiscan Systems Albania”. Në objektin e shoqërisë ishte kërkimi, projektimi, prodhimi, prokurimi, importi dhe eksporti, tregtimi dhe shitja nëpërmjet shpërndarjes ose ndryshe, të veprojë si agjent ose distributor, të japë dhe të marrë me hua, qira, testimi, instalimi dhe marrja e komisioneve, mirëmbajtja dhe shërbimi me pajisjet X-Ray, detektorë metali, skanimi i njerëzve, automjeteve, kontejnerëve dhe produkteve të tjera, si dhe software-ve dhe pjesëve të këmbimit për këtë qëllim.

Po ashtu, në objekt ishin bashkimet me përthithje ose ndryshe të hynte në sipërmarrje të përbashkëta dhe partneriteti të çdo lloji. Vetëm tre muaj më pas, më 19 shtator 2013, vjen transaksioni i rrallë: me 490 lekë u shitën 49 për qind e aksioneve të koncesionit që kushtonte të paktën 316 milionë euro. Në këtë datë është futur në kontratën e koncesionit ortaku i ri “ICMS”. Më 12 qershor 2014, shoqëria “Rapiscan Systems Albania” emëroi një likuidator i cili ndoqi procedurat për eliminimin juridik të firmës dhe në 19 qershor 2016, kompania u çregjistrua nga QKR.

Kontrata e re

Megjithëse situata juridike e koncesionit kishte ndryshuar, qeveria e re socialiste vazhdoi t’i referohej me emrin “Rapiscan”. Kjo vihet re, jo vetëm në deklarata, por edhe në kontratën e ndryshuar më 28 prill 2015, ku “Rapiscan Systems”, INC citohet si palë kryesore.

Deri në shtator 2013 ky shërbim nuk ofrohej. Ishin filluar punimet vetëm në dy pika kontrolli. Kundërshtimi dhe rezistenca e biznesit ishte e konsiderueshme, sidomos në lidhje me tarifën shumë të lartë të shërbimit. Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës rekomandoi rishikimin e kontratës koncesionare. Në periudhën maj – shtator 2014 filluan negociatat nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për rishikim të kontratës.

Bisedimet vështirësoheshin nga fakti që marrëveshja ishte miratuar nga qeveria e mëparshme dhe ishte ratifikuar nga Kuvendi.

Çështja përfundoi në gjyq, ku u kërkua zhdëmtimi në arbitrazhin e Parisit për prishjen e koncesionit të kontejnerëve në shumën rreth 350 milionë dollarë. Qeveria pajtoi për gjyqin firmën avokatore “Omnia Strategy LLP”, studio e zonjës Blair. Studioja këshilloi zgjidhjen e çështjes me mirëkuptim.

Pas kësaj u arrit marrëveshja. Qeveria pretendon se me këtë kontratë të re, koncesionari kufizohet në 210 milionë euro fitim për 15 vjet. Me këtë mënyrë u arrit që të vendoset një kufi i sipërm për të gjithë kontratën, pra u arrit të kursehen minimalisht 106 milionë euro. Pagesa për deklaratë me vlerë mbi 1 000 euro është 22 euro.

Kjo pagesë është 17 euro më pak se tarifa e vendosur më parë, prej 39 euro. Për deklaratën doganore me vlerë të barabartë ose më të vogël se 1 000 euro, pagesa është 5 euro. Diferencat e pambuluara të kostove me të ardhurat, në vitet e para të kontratës, i mbulon buxheti. Pas largimit të “Rapiscan”, projekti vazhdon normalisht, por mbetet pas shija e hidhur e koncesionit që kalon nga një dorë në tjetrën si në numrat e shpejtësisë në cirk. /gazeta Shqip/

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Soros: Së shpejti nuk do të ketë Europë të bashkuar

Soros: Së shpejti nuk do të ketë Europë të bashkuar

Ekspertët e Venecias pro draftit të Qeverisë për drejtësinë?

Ekspertët e Venecias pro draftit të Qeverisë për drejtësinë?

Ekspertët e Venecias drekë me Metën?

Ekspertët e Venecias drekë me Metën?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com