Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania amerikane Lear Corporation që do investonte në Shqipëri, ikën në Maqedoni

2016/11/10 at 3:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania amerikane Lear Corporation që do investonte në Shqipëri, ikën në Maqedoni

Maqedonia fiton garën rajonale edhe për një tjetër kompani, pas Johnson Control dhe Capcon…

Kompania amerikane Lear Corporation ka hapur fabrikën e saj të parë në Zonën Industriale të Tetovës në Maqedoni dhe të dytën në vend, pas asaj të Gostivarit që ka 300 të punësuar.

Prodhuesi amerikan i tekstileve në industrinë e automobilave ka investuar 15 milionë euro në këtë fabrikë dhe fillimisht ka punësuar 520 persona, ndërsa synon të punësojë deri në 3,000 persona.

Lear Corporation është një nga kompanitë që ka shfaqur interes për të hyrë edhe në tregun shqiptar, por më pas vendosi të hyjë në Maqedoni, ndonëse Shqipëria ka pozicion më të favorshëm gjeografik.

Mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore në Shqipëri, por edhe tërheqja e zonave të lira industriale në Maqedoni duken arsyet kryesore që e bindën Lear Corporation të investonte në shtetin fqinjë.

Edhe dy kompani të tjera, Johnson Control dhe Capcon, që punojnë për industrinë mbështetëse të makinave, ndonëse kanë parë me interes edhe Shqipërinë, kanë zgjedhur Maqedoninë për investimet e tyre.

Konkurrenca në rajon është pranuar dhe nga zyrtarë të lartë maqedonas.

“Për Tetovën, kjo është një ditë historike, por edhe për të gjithë rajonin e Pollogut. Ne ishim në konkurrencë me vende të tjera për të tërhequr këtë investim dhe për ta sjellë këtu kompaninë amerikane. Ne jemi shumë optimistë për planet që ka kompania për të arritur së shpejti maksimumin e kapacitetit të punonjësve, mes 2,500 – 3,000”, tha Vele Samak, një nga ministrat e qeverisë i ngarkuar për Lehtësimin dhe Hyrjen e Investitorëve të Huaj.

Fabrika e re e ndërtuar në Zonën Industriale të Tetovës ka sipërfaqe prej 12,0000 metër katrorë dhe mundësi për të punësuar 2,00 persona. Në të janë të instaluar pajisjet më të fundit të teknologjisë. Një zgjerim i mundshëm do ta rriste numrin e punëtorëve në rreth 3,000.

Përfaqësuesi i Lear, Sven Damm, tha se kompania parashikon të prodhojë tekstile në vlerë totale nga 40-50 mln euro në fabrikën në Tetovë, që do të shkojnë për disa makina të markave të mirënjohura, si Jaguar dhe Land Rover.

“Lear është një markë që nënkupton perfeksionizëm. Ne presim që këtë ta zbatojmë edhe këtu në Tetovë”, tha Damm.

Zyrtarët e lartë që morën pjesë në ceremoninë e përurimit ishin presidenti i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, dhe presidenti i DUI, Ali Ahmeti. Gruevski tha se hapja e kësaj fabrike do të ndikojë në të gjithë rajonin, duke mbështetur mijëra familje.

“Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i ekonomisë është ajo ç’ka zgjidh problemet e qytetarëve. Ky është një investim tejet i rëndësishëm në kohën e një krize të vështirë politike. Kjo provon se ne nuk ndalemi për të bërë të mundur krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Gruevski.

Kompania me qendër në Miçigan ka marrëveshje me më shumë se 350 shtëpi prodhimi makinash dhe ka të punësuar 140,000 persona në 36 shtete. Në listën e Fortune 500 renditet e 154-a. /Monitor

Ju sugjerojmë

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
Bota

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

7 Tetor, 2025 7:22 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Politikë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

7 Tetor, 2025 6:23 pm
Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?
Bota

Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?

7 Tetor, 2025 5:22 pm
Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës
Sport

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës

7 Tetor, 2025 4:20 pm
OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
Bota

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

7 Tetor, 2025 3:17 pm
Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
Bota

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

7 Tetor, 2025 3:09 pm
Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
Kronikë

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

7 Tetor, 2025 2:17 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Para
Tendencat më të fundit të flokëve që duhet t’i merrni parasysh për këtë dimër

Tendencat më të fundit të flokëve që duhet t’i merrni parasysh për këtë dimër

Kim Kardashian në gjendje të rëndë shëndetësore

Kim Kardashian në gjendje të rëndë shëndetësore

Blushi: Deputet apo kryetar bashkie nuk bëhesh nëqoftëse nuk ke para

CNN përdori Edi Ramën si një trompist që bën zhurmë

TE FUNDIT

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
7 Tetor, 2025

Amal Barka, 37 vjeçe, dëshiron vetëm dy gjëra. "Paqen. Dhe të kthehem në shtëpi". Që kur ka nisur lufta, na...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
7 Tetor, 2025

Në një mbledhje që ka zgjatur rreth 25 minuta, kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar dhe 6 kandidatët për zgjedhjet...

Lexo më shumë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
7 Tetor, 2025

Ilirjan Celibashi shkoi në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e 2025, por aktualiteti politik, sidomos për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?

Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?
7 Tetor, 2025

Amerika duket se po i afrohet furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahawk të prodhuara në SHBA, pasi Donald Trump tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com