Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komiteti Shqiptar i Heksinkit: I burgosuri u rrah barbarisht nga gardianët, ngjarja po fshihet

2017/10/05 at 9:30 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komiteti Shqiptar i Heksinkit: I burgosuri u rrah barbarisht nga gardianët, ngjarja po fshihet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit jep alarmin për një ngjarje të rëndë në burgun e Peqinit. Sipas kësaj organizate i dënuari me iniciale V.G është rrahur barbarisht nga gardianët. Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se gardianët hynë në qelinë e tij për të kontrolluar për sende të ndaluara dhe e pyetën të dënuarin nëse posedonte të tilla. Pasi ai u ktheu përgjigje negative, grupi i gatshëm e dhunoi duke i shkaktuar dëmtime në trup.


Deklarata e KShH

Rezulton se më datë 30 shtator rreth orës 22.30, në Sektorin e Sigurisë së Lartë të IEVP Peqin, Grupi i gatshëm i Policisë së Burgjeve ka ushtruar kontroll për sende të ndaluara. Gjatë këtij kontrolli, uniformat e policisë së burgjeve janë futur në qelinë nr. 12, të këtij sektori, ku kanë pyetur të dënuarit e pranishëm nëse kishin sende të ndaluara. I dënuari V. G., është përgjigjur se nuk kishin sende të ndaluara.

Pas kësaj përgjigjeje, i dënuari V.G pretendon se punonjësit e Grupit të gatshëm e kanë goditur atë me shkopinj gome në pjesë të ndryshme të trupit si në shpinë, bark dhe shputat e këmbëve. Eksperti mjekoligjor në përbërje të grupit të KShH, pas ekzaminimit të dënuarit konstatoi katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit me gjatësi nga 5-15 cm, si dhe një hematomë në bark, majtas, me gjatësi rreth 10 cm, me ngjyrë mavi dhe të kuqërremtë të theksuar. Dëmtimet e mësipërme ishin lehtësisht të dukshme dhe të freskëta.

Të njëjtat rrethana të kësaj ngjarje u konfirmuan edhe nga i dënuari tjetër L. G., i pranishëm në të njëjtën qeli. Në fakt, pas ushtrimit të dhunës, Grupi i gatshëm nuk ka kontrolluar qelinë për sende të ndaluara. Në dt. 02.10.2017, ditën e Hënë, i dënuari V. G., deklaroi se është vizituar nga një infermier në spitalin e IEVP Peqin.

Grupi i KShH kqyri Kartelën personale Mjekësore të të dënuarit dhe Librin e Shërbimit 24-orësh të urgjencës ku nuk guronte asnjë e dhënë lidhur me vizitën apo shenjat e dhunës. Në takim me drejtuesin e IEVP Peqin mësuam se, për këtë ngjarje kishte patur dijeni she i regjimit të brendshëm të burgut ndërsa vetë drejtuesi i IEVP Peqin nuk dinte gjë. Çdo punonjës i IEVP Peqin që ka marrë dijeni për këtë ngjarje kishte detyrimin ligjor të bënte menjëherë kallëzim penal pranë organeve kompetente.

Është tepër shqetësuese neglizhenca ndaj kësaj ngjarje tepër agrante, nga personeli që ka patur dijeni për të. KShH vlerëson se ngjarja e mësipërme në të cilën është ushtruar dhunë zike ndaj të dënuarit është shumë e rëndë. Ajo përbën vepër penale, madje në vështrim të Nenit 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka elementë të trajtimit çnjerëzor.

KShH e dënon këtë vepër dhe kërkon verikime të mëtejshme dhe marrjen e masave përkatëse ndaj personave përgjegjës. KShH i drejtohet gjithashtu edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje që kjo ngjarje të ndiqet penalisht duke zbatuar legjislacionin në fuqi. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, KShH sugjeron që të merren masat përkatëse për respektimin rigoroz të ligjit dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Etiketa: burgdhuneKShHpeqin


Ju sugjerojmë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
Rusia po ngjall frikëra lufte, dërgon avionë dhe tanke në Serbi

Rusia po ngjall frikëra lufte, dërgon avionë dhe tanke në Serbi

Wikipedia ‘shpall’ para FSHF trajnerin e Kombëtares Shqiptare

Befason Panucci, ky është formacioni i Kombëtares kundër Spanjës

Lajm i fundit/ Plagoset me thikë polici në Kamëz

Emri/ Kush është 36-vjeçari që u kap sot në Tiranë për prostitucion me të mitur
















TE FUNDIT

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}