Sot në orën 19:00 Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë mbledhje në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim vjen pas mbledhjes se grupit parlamentar që u zhvillua të martën.
Më herët, Enkelejd Alibeaj tha se shumica në mbledhje kërkoi që të ndaleshin nismat e njëanshme, por ish-kryeministri Berisha tha se përpjekjet e Alibeajt dështuan dhe se Kuvendi i thirrur në 30 prill nga Komisioni i Rithemelimit nuk ndalet.
Madje Berisha tha se Alibeaj ka humbur besimin Komisionit të Rithemelimit pas padisë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit.