Grupi i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike këtë të premte, pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
Mësohet se në selinë e PD ndodhej kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.
Sipas burimeve të Opinion.al anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, janë duke zhvilluar bisedime me këta të fundit në zyrën e Bardhit.
Kanë qenë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti ata që ditën e sotme iu drejtuan selisë blu ndërkohë që pritet të shkojë edhe Berisha./Opinion.al