Përplasjet politike në Shqipëri nuk mund të shuhen as në kohë pandemie.
Komisioni i ligjeve i mbledhur online, rrëzoi ditën e sotme dy dekretet e presidentit Ilir Meta, duke i çuar ato për votim parlamentit.
Bëhet fjalë për dekretet; Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Shqyrtimi i Dekretit “Për kthimin nga presidenti te aktit normativ me fuqinë e ligjit “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” OFL.
Shqyrtimi i Dekretit “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”./ Opinion.al