Komisioni i Apelimit Integritetit dhe Etikës në PD ka vendosur që kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të mbledhur Këshillin Kombëtar të pasditen e së enjtes të shfuqizohet.
Komisioni, i përfaqësuar nga Indrit Sefa, deklaron se Bardhi nuk e ka tagrin që të përcaktojë rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit. Sipas Komisionit, në Këshill nuk mund të shqyrtohet dorëheqja e Enkelejd Alibeajt nga detyra e kryetarit të komanduar të PD.
Më herët, Bardhi i parapriu këtij vendimi duke u shprehur se nuk do të tërhiqet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, pasi kërkesa e tij është në kuadër të statutit të PD./ Opinion.al