Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Riga ku të martën do të luajë sfidën me Letoninë, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Mësohet se sot në orën 17:00, kuqezinjtë do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja.
Ndërkohë në orën 16:15 bëhet e ditur se trajneri Silvinjo do të dalë në konferencën e zakonshme, ku do të zbulojë diçka nga strategjia për një sfidë ku synimi janë 3 pikët.
Me përfaqësuesen letoneze do të jetë takimi i pestë, ndërsa të mëparshmet të luajtura në vitet 90′ janë mbyllur në barazime.
Për ndeshjen ndaj Letonisë do të mungojë kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.