Koço Kokëdhima u ka bërë edhe njëherë të ditur socialistëve nga Vlora, se pa LSI-në, ata nuk mund ti gëzojnë dot frytet e pushtetit, ndaj duhet të jenë të bashkuar. Thirrjen Kokëdhima e bëri nga Asambleja e Vlorës e cila i paraprin Kongresit të Partissë Socialiste më 29 mars. “Pa LSI ne nuk e bëjmë dot shumicën qeverisëse. Nga përçarja me LSI-në përfiton Saliu”, u tha Kokëdhima socialistëve.