Tre ditë pas kapjes së ngarkesës së madhe prej 613 kg kokainë në Durrës, kanë dalë në gjykatë për masën e sigurisë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku. Donaldo Lushaj, menaxher i kompanisë “Arbri Garden” dhe Armando Pezaku shofer kamioni akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë. Avokatët Petrit Serjani dhe Maks Haxhia mbrojnë dy të ndaluarit në gjykatë.
Në nisje të seanncës, avokati i njohur Haxhia deklaroi se “klienti im Doland Lushaj është punëtor i thjeshtë që paguhej 250 mijë lekë dhe nuk ka lidhje me drogën”.
Sasia rekord e kokainës u kap në dyshemenë e modifikuar të një kontenieri, me banane të porositura nga kompania “Arbëri Garden” në Kolumbi. Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, ndërsa Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transportoi drogën. /Opinion.al
*Pamjet nga nisja e seancës, ku kamerat u lejuan 5 minuta dhe me pas seanca vazhdoi me dyer të mbyllura.