Rajoni

Kokaina/ Drejtori i Doganës në Kosovës: Nuk japim informacione


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 17/05/21 |
Opi Nion

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka folur në lidhje me sekuestrimin e e rreth 44 kg kokainë.

Në një deklaratë për mediat, Llugaliu nuk ka thënë detaje, duke thënë se janë autorizuar që të mos tregojnë asgjë pasi hetimet po i kryen ende policia.

Është e vërtetë se sot, siç është raportuar në media, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e kokainës, por ne jemi të udhëzuar që të mos nxjerrim informata, nuk jemi të autorizuar për pjesën e hetimit që e bën policia, kështu që nuk mund të japim informata në lidhje me këtë”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas operacionit mes policëve të disa vendeve që është përfunduar me sekuestrimin e rreth 400 kilogramëve kokainë. Ndërkohë pritet një reagim nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës./ Opinion.al

Pas