Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi Zgjedhor/ Rama: Nesër votohet, kemi qenë shërbëtorë të të tjerëve

2020/10/04 at 11:50 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë

Teksa prezantoi platformën digjitale ku anëtarët e PS do të japin vlerësimin e tyre për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, Rama foli dhe për votimin e Kodit Zgjedhor.

Rama tha se mazhoranca kanë konsensus me opozitën parlamentare dhe nëse merren votat e mjaftueshme, Kodi Zgjedhor do të miratohen ditën e nesërme.

Ndër të tjera, Rama tha se Partia Socialiste është bërë shërbëtore e opozitës jashtë Parlamentit. Ai tha se në draftin që do dërgohen në parlament të hënën nuk ka asnjë gjë ashtu si i do mazhoranca, por janë të gjitha gjëra se ashtu i do opozita parlamentare dhe jashtë parlamentit.

“Në këtë proces kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. E them këtë me plot gojën. Këtë nuk e ka bërë asnjë parti e madhe në gjithë këto vite, duke qenë shërbëtor të një procesi ku përveç opozitës brenda parlamentit, kemi pritur, dëgjuar dhe shërbyer edhe për një opozitë tjetër jashtë Parlamentit. Të gjithë kanë marrë shumë më shumë se sa ne në këtë proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë çfarë kemi dashur në këtë proces dhe nuk ka në ligjin e ri elektoral asgjë që është aty sepse kështu duam ne. Ka një moment për t’i dhënë fund diskutimeve kur dy palët e tjera tërheqin nga vetja dhe duan gjithçka. Nuk mund t’i bëjmë të lumtura të dyja palët. Njëra do komisione zgjedhore politike, tjetra jo politike. Edhe ne jo politike i donim por i shërbyem opozitës jo parlamentare dhe i thamë po. Njëra palë do të hapë listat sipas idesë së vetë dhe tjetra do koalicionet sipas idesë së vetë. Këtu nuk mund të pajtohen të gjitha bashkë. Edhe ne ushtruam peshën tonë dhe i thamë që ne duam bonusin për partinë e parë. Ne nuk e kërkuam këtë dhe nuk e morëm. Nesër në Parlament do të votohet dhe natyrisht për të miratuar ligjin elektoral duhet një shumicë kushtetuese. Patjetër do të ishte një mrekulli që 100% e partive të ishin dakord. Por, kjo nuk ndodh në asnjë vend. Shikoni në Itali debatin midis shumicës qeverisëse. Shumica që vulos dhe vendos është shumica kushtetuese. Të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Në jetë, vetëm kalamajtë e vegjël nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk mbajnë kostot për veprimet e tyre. Kur ikën nga Parlamenti ta kishin llogaritur që nuk mund të ushtrojnë fuqi mbi Parlamentin, edhe pse fuqinë për Parlamentin po e ushtrojmë ne, atë që ne nuk duam. Kemi bërë të gjitha përpjekjet për një konsensus sa më të gjerë. Nesër, mjafton që ligji të marrë 84 vota dhe këtë nuk do ta ndryshojë askush.”-tha Rama./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Para
“Rama në 7 vite varfëroi shqiptarët duke u marrë 2.1 miliardë euro”

Do kandidojë edhe në qark tjetër?Rama: Unë jam deputet i gjithë Shqipërisë

Hetim ndërkombëtar për teatrin, Rama i përgjigjet Metës

Rama: Meta na turpëron, kryetar i shtabit elektoral i opozitës

Egjipti zbulon arkivole antike 2,500 vjet të vjetra

Egjipti zbulon arkivole antike 2,500 vjet të vjetra

TE FUNDIT

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
6 Shkurt, 2026

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke...

Lexo më shumë

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
6 Shkurt, 2026

Norvegjia duket se do të nisë një hetim ndaj ministrisë së saj të jashtme për lidhjet me ish-sulmuesin seksual amerikan Jeffrey...

Lexo më shumë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
6 Shkurt, 2026

Pas emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
6 Shkurt, 2026

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit dy anëtarët për këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dy emrat janë ish-ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com