Rajoni

Koalicioni VV-LDK, Konjufca: Brenda dy javësh arrihet marrëveshja


               Publikuar në : 21:54 - 04/11/19 |
Al Do

Marrëveshja e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mbyllet brenda dy javëve ka deklaruar nënkryetari u Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Pas takimit të sotëm të përfaqësuesve të dy partive ai deklaroi se është biseduar për arsimin dhe shëndetësinë.

Sa i përket përplasjeve në rrjetet sociale Konjufca tha se nuk i konsideron të tilla dhe shtoi se roli i homologut të tij në LDK, Lutfi Haziri ishte i nevojshëm. Ky i fundit ndezi një debat në fundjavë me një status në Facebook ku shkruante që posti i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Në takimin e radhës do të diskutohet për çështje sociale ndërsa për dialogun dhe tema të tjera madhore do të diskutohet në nivel liderësh të partive. /Opinion.al

Pas