Sport

“Knockout” gjatë ndeshjes, ndërron jetë boksieri amerikan


               Publikuar në : 18:52 - 17/10/19 |
Opi Nion

Ka ndërruar jetë boksieri 27-vjeçar, Patrick Day, i cili katër ditë më parë pësoi një dëmtim në tru teksa po ndeshej me boksierin, Charles Conwell.

Amerikani ishte në koma që nga e shtuna, pasi ra pa ndjenja gjatë ndeshjes në raundin e dhjetë. Lajmin për vdekjen e boksierit e konfirmoi menaxheri i tij përmes një deklarate për mediat.

“Day nuk kishte nevojë që të bënte boks për të fituar jetesën. Ai vinte nga një familje e mirë dhe kishte shumë mundësi për të fituar jetesën, por kjo ishte ajo çka ai donte dhe dashuronte. Zgjodhi boksi duke i marrë parasysh të gjitha rreziqet. Kjo ishte një mënyrë për të frymëzuar njerëzit dhe ai e dashuronte këtë gjë”-ka thënë menaxheri.

Ndërkohë, boksieri Conwell  i cili u ndesh me të për herë të fundit ka shkruar një letër lidhur me ngjarjen. Në këtë letër ai shprehet se nuk ka dashur që kjo të ndodhte, por në një ndeshje boksieri është në dijeni të çdo rreziku që vjen nga ky sport.

“Kurrë nuk kam menduar që kjo do të ndodhte, gjithçka që kam dashur të bëj është të fitoja. Nëse do të mund t’i ktheja të gjitha, do ta bëja. Askush nuk e meriton që t’i ndodhë kjo gjë. Bëhet shumë e vështirë të shpjegosh ose të justifikosh rreziqet e boksit në një kohë si kjo. Kjo nuk është një kohë kur deklaratat janë të përshtatshme, apo përgjigjet janë të disponueshme. Megjithatë, është një kohë për një thirrje për të vepruar. Ndërsa ne nuk kemi përgjigje, ne sigurisht i dimë shumë nga pyetjet, kemi mjete t’i përgjigjemi atyre, dhe kemi mundësinë për t’u përgjigjur me përgjegjësi dhe në përputhje me rrethanat dhe ta bëjmë boksin më të sigurt për të gjithë ata që marrin pjesë”,shkruan në letër 21-vjeçari Conwell./ Opinion.al E.Xh.

Pas