Një ofertë e pabesueshme vjen për Leo Messin nga Arabia Saudite.
Al Hilal është i gatshëm ta paguajë yllin argjentinas plot 400 milionë euro në sezon dhe ofertën ia ka prezantuar lojtarit të PSG javën e kaluar.
Prioriteti i Messit është që të vijojë të luajë në Evropë dhe kjo ofertë e klubit arab vjen në momentin që sulmuesi po negocion rinovimin e kontratës me PSG, por nuk është i bindur plotësisht nga projekti sportiv i francezëve.
Ndërkohë, edhe Barcelona po përgatit një ofertë për Leo Messin.