Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH zbulon skandalin: Shet energji nën kosto, KESH në prag falimentimi

2018/06/11 at 5:50 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana sot pa drita, ja zonat që do të preken nga kufizimet

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po shkon drejt falimentimit, madje rrezikohet edhe vendosja e sekuestros së llogarive të saj nga kreditorët.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditin e KESH për periudhën prilldhjetor 2017, ngre shqetësimin e situatës financiare të shoqërisë. KLSH parashikon që për 2017, humbjet e shoqërisë të arrijnë deri në 7 miliardë lekë, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Sipas KLSH, shqetësuese janë edhe kreditë e marra nga KESH, që po provokojnë një borxh tej mundësive të saj ekonomike.

Agron Hetoja, drejtori i KESH

Pas auditit, KLSH arrin në konkluzionin se KESH rrezikon të falimentojë dhe në një të ardhme jo të largët është e riskuar edhe nga vendosja e sekuestros së llogarive. HUMBJET Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon që humbjet e KESH për 2017-n të jenë në vlerën e 1,4 miliardë lekëve deri në 7 miliardë lekë. Arsyet e humbjeve janë për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në konkluzionin se situata financiare e shoqërisë është shqetësuese, madje KESH po shkon drejt falimentimit.

“Referuar bilancit menaxherial të shoqërisë, jo atij tatimor, situata financiare e kësaj shoqëri është jo vetëm shumë shqetësuese, por kapitali i saj riskon të kalojë në vlerë negative, pra, të falimentojë (në rastin me të mirë, falimentim i provokuar operacional), si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve drejtuese dhe monitoruese të saj (ERE, MIE, Ministria e Financave, Këshilli Mbikëqyrës dhe KM)”, citohet në raport. Për këtë, KLSH rekomandon që nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerëve të analizohet situata ekonomiko-financiare e shoqërisë dhe të merren masa të menjëhershme që kjo shoqëri të mund të operojë dhe kryejë veprimtarinë e saj si një shoqëri publike shtetërore shumë e rëndësishme për ekonominë kombëtare.

KREDITË

Në raport, KLSH ngre edhe shqetësimin e kredive të marrë nga KESH, të cilat jo vetëm përkeqësojnë situatën financiare të shoqërisë, por rrezikojnë edhe vendosjen e sekuestrove të llogarive. “Mbingarkimi me kredi vazhdon të rëndojë akoma më shumë situatën ekonomike të shoqërisë, duke provokuar një borxh tej mundësive ekonomike të saj. Në këto kushte, në opinion të grupit të auditimit, KESH SHA në një të ardhme jo të largët është i riskuar për vendosje sekuestro të llogarive të saj”, citohet në raport. KLSH rekomandon, që në vijimësi KESH të kërkojë trajnime nga qeveria për implementimin e një sistemi kontrolli dhe menaxhimi financiar.

BORXHET

KLSH shprehet se çështja e detyrimeve të ndërsjellta mes tri kompanive energjetike, KESH, OSHEE dhe OST, ka mbetur ende e pazgjidhur edhe pas urdhrit të Kryeministrit në 2015 për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe moskrijimin e detyrimeve të reja. “Shoqërisë i kanë borxhe në vlerën 57,914,948,000 lekë. Vetë shoqëria ka borxhe ndaj të tretëve në vlerën 54,263,851 mijë lekë. Pra, shoqërisë në balancë i detyrohen të tretët në vlerën 3,651,097,000 lekë (57,914,948,000 lekë minus 54,263,851,000 lekë”, thuhet në raport.

Burimi: Panorama

Etiketa: KESH ne prag falimentiklshshet energji nen kostozbulon skandalin

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
Kronikë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

21 Tetor, 2025 3:34 pm
Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
Kryesore

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

21 Tetor, 2025 3:32 pm
Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës
Aktualitet

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

21 Tetor, 2025 2:34 pm
Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
Kronikë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

21 Tetor, 2025 1:46 pm
“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
Kryesore

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

21 Tetor, 2025 12:31 pm
Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull
Kryesore

Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull

21 Tetor, 2025 12:15 pm
Para
Me Rihanna-n nuk ka shaka, këngëtarja shpërthen keq kundër Snapchat

Ky këngëtar i famshëm e urren Rihannan si komshie, zbuloni arsye pse

Eneda Tarifa rikthehet me Erjon Zaloshnjën? Fotografohen sëbashku në fundjavë

Eneda Tarifa rikthehet me Erjon Zaloshnjën? Fotografohen sëbashku në fundjavë

Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë, vritet një grua 43-vjeçare

Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë, vritet një grua 43-vjeçare

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com