Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH zbulon skandalin: Shet energji nën kosto, KESH në prag falimentimi

2018/06/11 at 5:50 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana sot pa drita, ja zonat që do të preken nga kufizimet

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po shkon drejt falimentimit, madje rrezikohet edhe vendosja e sekuestros së llogarive të saj nga kreditorët.


Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditin e KESH për periudhën prilldhjetor 2017, ngre shqetësimin e situatës financiare të shoqërisë. KLSH parashikon që për 2017, humbjet e shoqërisë të arrijnë deri në 7 miliardë lekë, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Sipas KLSH, shqetësuese janë edhe kreditë e marra nga KESH, që po provokojnë një borxh tej mundësive të saj ekonomike.

Agron Hetoja, drejtori i KESH

Pas auditit, KLSH arrin në konkluzionin se KESH rrezikon të falimentojë dhe në një të ardhme jo të largët është e riskuar edhe nga vendosja e sekuestros së llogarive. HUMBJET Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon që humbjet e KESH për 2017-n të jenë në vlerën e 1,4 miliardë lekëve deri në 7 miliardë lekë. Arsyet e humbjeve janë për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në konkluzionin se situata financiare e shoqërisë është shqetësuese, madje KESH po shkon drejt falimentimit.

“Referuar bilancit menaxherial të shoqërisë, jo atij tatimor, situata financiare e kësaj shoqëri është jo vetëm shumë shqetësuese, por kapitali i saj riskon të kalojë në vlerë negative, pra, të falimentojë (në rastin me të mirë, falimentim i provokuar operacional), si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve drejtuese dhe monitoruese të saj (ERE, MIE, Ministria e Financave, Këshilli Mbikëqyrës dhe KM)”, citohet në raport. Për këtë, KLSH rekomandon që nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerëve të analizohet situata ekonomiko-financiare e shoqërisë dhe të merren masa të menjëhershme që kjo shoqëri të mund të operojë dhe kryejë veprimtarinë e saj si një shoqëri publike shtetërore shumë e rëndësishme për ekonominë kombëtare.

KREDITË

Në raport, KLSH ngre edhe shqetësimin e kredive të marrë nga KESH, të cilat jo vetëm përkeqësojnë situatën financiare të shoqërisë, por rrezikojnë edhe vendosjen e sekuestrove të llogarive. “Mbingarkimi me kredi vazhdon të rëndojë akoma më shumë situatën ekonomike të shoqërisë, duke provokuar një borxh tej mundësive ekonomike të saj. Në këto kushte, në opinion të grupit të auditimit, KESH SHA në një të ardhme jo të largët është i riskuar për vendosje sekuestro të llogarive të saj”, citohet në raport. KLSH rekomandon, që në vijimësi KESH të kërkojë trajnime nga qeveria për implementimin e një sistemi kontrolli dhe menaxhimi financiar.

BORXHET

KLSH shprehet se çështja e detyrimeve të ndërsjellta mes tri kompanive energjetike, KESH, OSHEE dhe OST, ka mbetur ende e pazgjidhur edhe pas urdhrit të Kryeministrit në 2015 për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe moskrijimin e detyrimeve të reja. “Shoqërisë i kanë borxhe në vlerën 57,914,948,000 lekë. Vetë shoqëria ka borxhe ndaj të tretëve në vlerën 54,263,851 mijë lekë. Pra, shoqërisë në balancë i detyrohen të tretët në vlerën 3,651,097,000 lekë (57,914,948,000 lekë minus 54,263,851,000 lekë”, thuhet në raport.

Burimi: Panorama

 

Etiketa: KESH ne prag falimentiklshshet energji nen kostozbulon skandalin




Ju sugjerojmë

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier
Aktualitet

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier

30 Shtator, 2023 8:04 pm
Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë
Kronikë

Blindohet Vlora, FNSH kontroll në çdo kryqëzim

30 Shtator, 2023 7:12 pm
Osmani për Vuçiçin: Toger i Millosheviçit, s’do të lejojmë zhbërjen e arritjeve tona
Kryesore

Osmani për Vuçiçin: Toger i Millosheviçit, s’do të lejojmë zhbërjen e arritjeve tona

30 Shtator, 2023 4:09 pm
Mori përgjegjësinë e sulmit në veri të Kosovës, Radoiçiç dëshmon te autoritetet serbe
Kryesore

Mori përgjegjësinë e sulmit në veri të Kosovës, Radoiçiç dëshmon te autoritetet serbe

30 Shtator, 2023 4:05 pm
Zbuloi 6 vrasje/ Merret sërish në pyetje i penduari, Artan Tafani
Kronikë

Zbuloi 6 vrasje/ Merret sërish në pyetje i penduari, Artan Tafani

30 Shtator, 2023 3:55 pm
Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali
Aktualitet

Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali

30 Shtator, 2023 3:19 pm
Karamuço: Po qarkullojnë dy video erotike të gocave të showbizit nga telefoni i një personi në kërkim
Aktualitet

Karamuço: Po qarkullojnë dy video erotike të gocave të showbizit nga telefoni i një personi në kërkim

30 Shtator, 2023 2:13 pm
Operacioni ‘Tempulli’/ Shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Operacioni ‘Tempulli’/ Shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

30 Shtator, 2023 1:08 pm
Rrjedhje gazi në një karburant pranë Shkozës, policia evakuon banorët
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një karburant pranë Shkozës, policia evakuon banorët

30 Shtator, 2023 12:02 pm
Artisti franko-shqiptar me famë ndërkombëtare rrëfehet në podcastin e Ramës
Aktualitet

Artisti franko-shqiptar me famë ndërkombëtare rrëfehet në podcastin e Ramës

30 Shtator, 2023 11:54 am
Para
Me Rihanna-n nuk ka shaka, këngëtarja shpërthen keq kundër Snapchat

Ky këngëtar i famshëm e urren Rihannan si komshie, zbuloni arsye pse

Eneda Tarifa rikthehet me Erjon Zaloshnjën? Fotografohen sëbashku në fundjavë

Eneda Tarifa rikthehet me Erjon Zaloshnjën? Fotografohen sëbashku në fundjavë

Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë, vritet një grua 43-vjeçare

Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë, vritet një grua 43-vjeçare















TE FUNDIT

Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë

Milani kalon Lazion dhe merr vendin e parë
30 Shtator, 2023

Me një lojë totalisht nën kontroll, Milani ka kaluar dhe sfidën e radhës në kampionat përballë Lazio me rezultatin e...

Lexo më shumë

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier

Prej 5 ditësh në flakë, zona e mbrojtur që po shkatërrohet në Fier
30 Shtator, 2023

Vijojnë të jenë aktive prej 5 ditësh vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të...

Lexo më shumë

Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në zonën e Zveçanit

Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në zonën e Zveçanit
30 Shtator, 2023

Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollin e terrenit në fshatin Banjskë, pas sulemeve terroriste. Sipas Policisë, sot është bërë kontrolli...

Lexo më shumë

Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë

Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë
30 Shtator, 2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka këmbëngulur se banorët e katër rajoneve të Ukrainës të aneksuara nga Moska një vit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com