Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH i kërkon Prokurorisë të hetojë ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

2020/01/28 at 7:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH i kërkon Prokurorisë të hetojë ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

Kontrolli i Lartë i Shteti ka depozituar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH, Sonila Qato dhe 3 anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të ofertave (E.G, S.P dhe E.S).


Sipas raportit të auditimit të KLSH për periudhën 1 Janar 2017 – 31 korrik 2019, janë konstatuar shkelje dhe dëm ekonomik dhe për këtë arsye është kërkuar hetim i thelluar nëga ana e Prokurorisë, kryesisht me ligjshmërinë prokurimit të rrugës Kardhiq – Delvinë, Loti 7.

Si fillim KLSH evidenton se ARRSH ka shkelur ligjin pasi nuk i ka vënë në dispozicion ekipit të auditimit në dy raste dokumentet që nuk gjenerohen nga sistemi elektronik dhe kjo e ka detyruar atë të përqendrohet vetëm në dokumentacionin e gjeneruar nga sistemi elektronik i prokurimeve.

Nga analiza e tyre KLSH-së i rezulton se ARRSH ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë një nga kompanitë garuese në këtë koncesion pasi dokumentacioni i tyre ishte i rregullt dhe oferta rreth 6 miliardë lekë më e ulët çka duhet ti shpallte ata fitues.

“U konstatua se, dokumentacioni i paraqitur nga ky  operator plotëson të gjitha kërkesat ligjore dhe kërkesat e veçanta të vendosura në DT. Për pasojë, KVO duhej ta kualifikonte këtë bashkim operatorësh për fazën tjetër të shqyrtimit të ofertës ekonomike. Dhe meqenëse, ky bashkim operatorësh kishte paraqitur ofertën ekonomike në vlerën 1,789,598,000 lekë e cila është më e ulët se oferta e operatori tjetër i kualifikuar  “I.&.S.&.V.&.A&E”, duhej të klasifikonte i pari në renditje dhe duhej ta shpallte fitues, pasi oferta ekonomike e tij ishte në vlerë më të ulët me diferencë prej  611,675,104 lekë. Kështu do të eliminohej dëmi ekonomik në vlerën 611,675,104 lekë me TVSH nga skualifikimi i pa drejtë i këtij bashkimi operatorësh ekonomik.”, shkruhet në raportin e KLSH.

ARRSH rezulton të jetë gjithashtu në shkelje pasi sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ka bërë rikualifikimin e operatoreve në kundërshtim me vendimin e  Komisionit të Prokurimit Publik i cili vendosi “të pranojë ankesën e paraqitur nga ky bashkimi i operatorëve ekonomikë; Autoriteti Kontraktor të anulojë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertës për skualifikimin e BOE; të korrigjojë shkeljet e konstatuara, duke e kualifikuar BOE “Gj.&.C&.G&.G”.

“Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme KLSH i ka përcjellë me shkresën nr.363/16, prot. datë 28.10.2019, indicie për kallëzim penal, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.”, theksohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por situata për ish-drejtoreshën e ARRSH nuk bëhet më e lehtë pasi auditimi i KLSH ka konstatuar parregullsi të tjera të cilat i kanë sjellë dëm ekonomik shtetit.

Kështu është konstatuar se ka mangësi të procesin e menaxhimit të riskut çka ka sjellë “mangësi në performancën e buxhetit dhe thesarit” duke bërë që në çdo fund viti, “ARRSH të trashëgoj të njëjtin borxh ndaj subjekteve që shkon nga 3 miliard lekë në 4 miliard lekë.”

Në disa procedura prokurimi janë bërë skualifikime të operatorëve ekonomik “me oferta me të ulta se fituesit që shkojnë në vlerën totale rreth 4.4 miliardë lekë.”

“Gjatë vitit 2018 në  kundërshtim  me Ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, janë dhënë shpërblime punonjësve të ARRSH-së, me arsyetimin e ndryshimit të statusit të  tyre nga nëpunës civil, në  punonjës që  marrëdhëniet juridike që rregullohen në  bazë  të  Kodit të  Punës.  Vlera e këtyre shpërblimeve në dëm të buxhetit të shtetit është  51,239 mijë lekë”, konstaton KLSH.

Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dha dorëheqjen në 19 shtator të vitit të shkuar pikërisht pas akuzave nga kompania “Gjoka Konstruksion” lidhur me tenderin e ndërtimit të tunelit në aksin Kardhiq-Delvinë.

Gjoka Konstruksion u gjend nën akuzë se ka dhënë dokumente të rreme për të fituar një tender me fond limit 19.3 milionë euro, ndërsa iu përgjigj kësaj akuze me një kundërakuzë tjetër të rëndë, atë të manipulimit të tenderit nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve, Sonila Qato për llogari të një kompanie konkurrente, me dëm afro 4 milionë euro në kurriz të taksapaguesve.

Mbi këtë mjedis akuzash dhe kundërakuzash të rënda, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi papritur se tenderi për segmentin e fundit të rrugës Kardhiq-Delvinë për momentin do të shtyhet për shkak se qeveria “ka prioritete të tjera”.

Por mesa duket ky tender nuk ishte problemi pas gjithë këtij skandali pasi pas dorëheqjes së Qatos, drejtoresha e re e emëruar, Vasilika Vjero dha gjithashtu dorëheqjen 2 javë pasi mori detyrën duke treuguar kështu gjendjen e rëndë në të cilën është ky institucion. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Gjyqi ndaj Trump, dëshmia e John Bolton mund të ndryshojë rrjedhën

Gjyqi ndaj Trump, dëshmia e John Bolton mund të ndryshojë rrjedhën

Plani i Trumpit/ Zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez

Plani i Trumpit/ Zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez

Koronavirusi, nis evakuimi i shtetasve të huaj nga Wuhani

Koronavirusi, nis evakuimi i shtetasve të huaj nga Wuhani
















TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com