Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klodian Duro: Hoxha, i vetmi që rrezikoi ndaj Gjeorgjisë. Nuk mund të lihet jashtë një lojtar si Ernest Muçi

2024/09/13 at 6:24 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Klodian Duro: Hoxha, i vetmi që rrezikoi ndaj Gjeorgjisë. Nuk mund të lihet jashtë një lojtar si Ernest Muçi

Trajneri Klodian Duro, analizoi në “Klan News” paraqitjet e Kombëtares shqiptare, për dy ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve. Ai tha se Arbër Hoxha, ishte i vetmi që rrezikoi Gjeorgjinë, në fitoren minimale të këtyre të fundit.

Sipas Duros, Shqipëria bëri lojë të mirë, por i mungoi goli, ndërsa u theksoi se duhet gjetur një tjetër zgjidhje për të shkuar te porta.

“Futbolli është një proces, në lëvizje. Koha ka fluturuar për të gjithë. Silvinjo është ai që ka projektin dhe merr vendimet për ekipet. Hoxha u aktivizua nga fillimi dhe bëri shumë mirë. Ishte i vetmi që rrezikoi portën e Gjeorgjisë. Silvinjo i ka grumbulluar pak a shumë të gjithë dhe e ka të qartë panoramën për ata që do të marrë.

Edhe me Gjeorgjinë, unë mendoj se ekipi i Shqipërisë bëri mirë. Ishte në të njëjtin nivel si me Ukrainën. Do të jetë një grup i fortë, sepse janë katër kombëtare që ishin në Europian. E nisëm shumë mirë, ndaj Ukrainës. Pritej që ndaj Gjeorgjisë, të ishte rezultat pozitiv.

Çdo ekip futet në fushë për fitore, por pastaj i kënaqesh asaj që jep fusha. Mendoj se rezultati i drejtë duhet të ishte barazimi. Prodhuam lojë, por munguan gjuajtjet në fortë. Goli vendos ndeshjet. Shqipërisë në këtë ndeshje i mungoi goli, të cilin e gjeti Gjeorgjia. Unë mendoj se grupi jonë është i hapur. Ne ishim në kushte te barabarta, nuk ka përse të dëgjohet fjala ‘lodhje’. Gjeorgjia u tregua më stabile. Ne na mungoi freskia në mendime për të shkuar te goli. Duhet të krijojmë variante të tjera për të shkuar te porta dhe goli. Nuk mund të shkosh gjithmonë me një taktikë, që ta ka lexuar kundërshtari.”, tha ai.

Duro deklaroi se në ndeshje si ajo ndaj Gjeorgjisë, duhej një sulmues si Daku, ndërsa shtoi se nuk mund të lihet jashtë Kombëtares, një lojtar si Ernest Muçi.

“Jam i mendimit që na duhej një sulmues tjetër, siç është Daku. Ka treguar që në ndeshje të tilla, me fuqinë e tij ia del. Nga kjo ndeshje duhet të nxjerrim mësime. Jo çdo humbje vjen për keq. Duhet gjetur rruga për të shkuar te fitorja. Në grupin tonë, çdo gjë është e hapur. Mendoj që zgjidhjet i kemi. Një futbollist si Muçi nuk mund të lihet jashtë kombëtares për të tilla ndeshje. Një lojtar si ai, mund të të zgjidhë ndeshjen.”, deklaroi Duro.

Ai e cilësoi si situatë të vështirë, atë me të cilën po përballen Hysaj te Lazio dhe Etrit Berisha, që ka mbetur ka ekip.

“Është një situatë e vështirë, si për Berishën dhe për Hysajn. Sepse përveçse duhet të stërvitesh, duhet të gjesh edhe gjuhën e përbashkët me klubin. Hyjnë në lojë shumë faktorë. Kryesori është rroga e lartë, që Hysaj merr te Lazio. Është një presion i Lazios, për t’i thënë që nëse nuk ul rrogën, do jetë jashtë. Është në një moshë, që duhet ta mendojë mirë edhe anën financiare. Duhet të marrë një vendim, që nuk është i lehtë për të.”, u shpreh Duro. /TV KLAN

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

10 Qershor, 2025 8:18 am
Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
Para
Vuçiç del me masa të Serbisë për Kosovën

Vuçiç del me masa të Serbisë për Kosovën

Masat për Kosovën, shtatë kërkesat e Serbisë

Masat për Kosovën, shtatë kërkesat e Serbisë

75 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2023

75 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2023

TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
10 Qershor, 2025

Dashi Situata ku gënjeni do të bëjë që të gënjeni pak që të fshihni një të vërtetë të sikletshme. Duhet...

Lexo më shumë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com