Maria Branyas, një 113-vjeçare spanjolle është bërë personi më i moshuar në botë që ka arritur t’i mbijetojë koronavirusit.
Nëna e tre fëmijëve dhe 11 nipërve e mbesave, e kaloi sëmundjen në azilin ku jetonte në qytetin Olot, në lindje të Spanjës.
Historia e Branyas është një histori e mbijetesës njerëzore, pasi e moshuara i ka shpëtuar edhe gripit spanjoll që pushtoi botën në 1918-1919, duke vrarë 50 milionë njerëz.
Ajo po ashtu i ka mbijetuar Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe Luftës Civile në Spanjë (1936-1939)./Opinion.al