Shumë vende të botës janë përfshirë nga i ftohti i ashpër i shoqëruar shpesh me pasoja dhe dëme. Por pritet që situata të përkeqësohet.
Mbi 50 milionë amerikanë mund të preken sipas sinoptikanëve, nga një stuhi që cilësohet si “Stuhia monstër” e që pritet të përfshijë gjithë Amerikën përgjatë kësaj fundjave.
Banorët nga Washington e deri në Philadelphia po përjetojnë të ftohtin e acartë që ka pushtuar pothuajse të gjithë kontinentin amerikan ndërsa dëbora ka pushtuar disa zona, ku janë regjistruar edhe stuhi dëbore.
Në disa shtete, dëbora ka arritur deri në 1 metër dhe rrugëtimi nga Virginia deri në Boston, është bërë i pamundur.