Aktualitet

“Kishte vendosur të fliste”, Berisha: Enver Sheshi u vra nga mafia e djegësve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 16/01/23 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të hënë ka hedhur akuza të forta për vdekjen e Enver Sheshit, një prej të arrestuarve për aferën e Inceneratorëve.

Berisha thotë se qeveria po përpiqet të mbulojë vdekjen e tij ndërsa shton se Sheshi kishte vendosur të fliste.

Sipas Berishës Enver Sheshi u vra nga mafia e djegësve.

“Zhvillimet e fundit faktojnë edhe njëherë se ky është shteti i mafies qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e Inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare që ngjalltë me shumë dyshime, një breshëri mesazhesh vërshuan, të cilët shprehini bindje se i ndjere Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta çojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshëm”-tha Berisha.

Pas