Aktualitet

Kishte komplikacione nga COVID-19, Imzot George Frendo dërgohet në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:16 - 13/11/20 |
Al Do

Arqipeshkvi Imzot George Frendo është dërguar drejt Italisë për t’u kuruar nga COVID-19.

Lajmi vjen një ditë pasi u njoftua se Imzot George Frendo ishte infektuar me koronavirus dhe se ishte shtruar në spital për shkak të komplikacioneve.

Një një njoftim të dytë thuhet se Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit është transportuar në Bari ku është shtruar në një klinikë për ndihmë të specializuar kundër simptomave të COIVD-19.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme.

Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo Pandemi”, thuhet në njoftim./ Opinion.al

Pas