Komuniteti fetar në Shqipëri po e ndjek me shqetësim krizën politike që ka përfshirë prej disa muajsh Shqipërinë.
Arqipeshkvia metropolitane Shkodër Pult, ka publikuar një mesazh të Angelo Masaffra ku bën thirrje për lutje, paqe dhe drejtësi vendin tonë.
Kisha ka njoftuar se mesha e cila do të mbahet ditën e diel do të jetë një meshë lutje për Shqipërinë dhe që politikanët të gjejnë mirëkuptimin me tyre.
Në këtë mesazh thuhet se vetëm përmes mirëkuptimit politikanët do i shërbejnë interesave të vendit, duke ndaluar kështu vuajteje të reja për popullin shqiptar./ Opinion.al E.Xh.