-Kulturë

Kinemaja italiane në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur


               Publikuar në : 16:23 - 08/03/19 |
geliano fataj

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, aktori dhe interpretuesi i njohur italian, Pino Caruso. Ai e nisi karrierën me veprën “Il gioco delle parti” dhe e mbylli me “Non si sa come”, por gjatë rrugëtimit pati edhe vepra të tjera të famshme si “Il berretto a sonagli”. Caruso njihet si një ndër të parët aktorë që futi dialektin sicilian në televizion, ndërsa në Shqipëri me siguri njihet nga fansat e “Carabinieri-t”.

Fama e tij në televizion nisi rreth viteve ’60 në këto programe televizive: “Che domenica amici” (ku kishte rubrikën ‘Diario siculo’) e më pas “Gli amici della domenica”(1970), “Teatro 10”, “Dove sta Zazà” të Castellacci-t, “Mazzabubù” netët muzikore të Vanoni (‘Due di noi’) e Milva (“Palcoscenico”).

 

Ishte regjisori i “Raitre” për një film mbi çështjen Tortora dhe i ftuari special i moderatorëve Baudo e Carrà. Mediat italiane shkruajnë se ai vdiq në Romë pasi vuante nga një sëmundje./ Opinion.al

Pas